PRISHTINË - Publicisti Baton Haxhiu, i cili njihet me afërsinë që ka me liderët politikë të së majtës në Shqipëri, ka thënë se pas zgjedhjeve parlamentare, Kryeministër i ri i Shqipërisë do të jetë Edi Rama, ndërsa Ilir Meta do të marrë postin e Kryetarit të Kuvendit.
 
Është përfolur se Ilir Meta mund ta kërkojë postin e kryeministrit, por sipas Haxhiut, ish-kryebashkiaku i Tiranës do të udhëheqë me qeverinë shqiptare.
 
"Rezultati i zgjedhjeve tashmë dihet. E majta ka fituar bindshëm. Edi Rama do të jetë kryeministër, ndërsa Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit", ka thënë Haxhiu në emisionin "InfoMagazine" në Kosovë.
 
Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri ende nuk janë shpallur, por nga numërimi i deritanishëm vërehet epërsia e koalicionit të majtë të udhëhequr nga Rama dhe Meta.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)