Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur takimin me kryebashkiakët në mbarë vendin me një batutë. Teksa prezantoi aksionin për ujin e pijshëm, kreu i qeverisë iu tha kryebashkiakëve se investimet e qeverisë nëpër bashki do të varen nga administrimi i ujit.
/Shqiptarja.com
Në fund të fjalës së tij, ai përcolli krerët e bashkive me një batutë, ku në qendër ishte kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi.
“Ka ndonjë tjetër përveç Tërmetit që do investime?”, pyeti Rama, por s’pati asnjë reagim.
Ndërkohë, Rama paralajmëroi një aksion të gjerë për ujin e pijshëm, ku tha se pas 90 ditësh, kohë e cila do jetë si reflektim dhe ndërgjegjësim për shkelësit, do të nisin penalizimet e rënda për të gjithë, qytetarë e biznese që përfitojnë ujin e pijshëm në mënyrë të paligjshme dhe abuzojnë me të.
d.c./shqiptarja.com












