Batuta e Ramës: Talenti i Metës
të jetë dhe president i palës tjetë

Batuta e Ramës: Talenti i Metës<br />të jetë dhe president i palës tjetë
​Kryeministri Edi Rama thumbon sërish Ilir Metën pas zgjedhjes së tij President të Republikës.

Gjatë një takimi me veteranë, batuta e Ramës ishte sërish për Presidentin e ri, i cili sipas tij është jo vetëm përfaqësues i mazhorancës, por edhe i palës tjetër, pavarësisht se sipas tij, ata as nuk e pranojnë dhe as e mohojnë. 

“I jap fjalën presidentit të zgjedhur që për hir të së vërtetës falë talentit politik ka arritur të jetë sot jo vetëm përfaqësuesi juaj dhe joni por edhe i palës tjetër, pala tjetër nuk e pohon por edhe nuk e mohon, por me kohë do të fillojë ta pohojë. Unë po ulem pranë bashkëkryetarit të ri të Aleancës për Shqipërinë Evropiane, shokut tim Petrit Vasili”, u shpreh Rama. 

Por nuk ka munguar as përgjigja e Metës: “Falenderoj ish bashkëkryetarin tim të aleancës pasi unë s’jam më ai vazhdon të jetë, dua të flas fare shkurt. Një nga themeluesit e BE ka thënë që “jetojmë të gjithë nën të njëjtin qiell, por nuk shohim të gjithë të njëjtin horizont”

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij nënvizoi që gjatë këtyre 4 viteve janë pastruar listat e personave që përfitonin me pa të drejtë pension si dëshmorë.

“Ta çojmë këtë shpërblim aty ku duhet dhe kështu mund të kemi mundësi ta rrisim. Do të kishim dashur ta rrisnim shumë më tepër, ashtu siç do të kishim dashur të rrisnim edhe pensionet në përgjithësi, por ju siguroj se kemi bërë gjithçka që kemi mundur dhe jam i bindur se do të kemi mundësi të bëjmë më shumë duke vazhduar reformat e duke rritur të ardhurat”, tha Rama.



Meta: Si president do qëndroj pranë veteranëve
Presidenti i ardhshëm, Ilir Meta, vlerësoi rolin dhe sakrificën e veteranëve në çlirimin e atdheut. Meta tha se sakrifica e të mijëra të rinjve të cilët dhanë jetën për liri na bën krenar të gjithëve, pasi falë tyre ekziston edhe Shqipëria sot. 

"Eshtë për t'u habitur sesi këta të rinj lanë studimet jashtë vendit dhe erdhën këtu në momentin kur vendi ishte i pushtuar, duke nisur një rezistencë të jashtëzakonshme që na bën krenar edhe sot e kësaj dite. Falë së cilës ne kemi ekzistencën e Shqipërisë si shtet, falë 29 nëntorit, fitimit të lirisë dhe pavarësisë së Ismail Qemalit. Falë kësaj kemi një Shqipëri anëtare të NATO-s dhe kandidate për në BE e jemi në rrugën drejt hapjes së negociatave për anëtarësim. 

Normalistët e Elbasanit lanë shkollën e iu bashkuan formacioneve partizane, apo shumica e drejtuesve më të suksesshëm ishin nga liceu i korçës apo dhe nga shumë ambiente të tjkera të cilat ishin kthyer në një frymëzim për të gjithë të rinjtë, për lirinë e vendit, çlirimin e progresin, sigurisht nuk mund të mos kesh një reflektim. 

Shqipëria duke ecur në frymëzimin e tyre u çlirua dhe po të kishte dëgjuar të tjerët që thoshin se këta ishin fëmijë e po merrnin në qafë Shqipëorinë, Shqipëria nuk do ekzistonte pas Luftës Çlirimtare. Edhe pse populli bëri sakricifa dhe pse u cclirua me forcat e tij, betejat vazhduan për njohjen e shtetit, pasi kishte qarqe që donin ta copëtonin duke e quajtur bashkëpunëtore të boshtit. 

Shqipëria garantoi ekzistencën e saj dhe ne sot kemi këtë Shqipëri, pavarësisht vështirësive, është Shqipëria jonë, për t'u bërë akoma edhe më e mirë falë punës e angazhimit të të gjithëve. 

Si President i ardhshëm, pas 24 korrikut do të jem shumë pranë jush, pranë organizatës së veteranëve dhe organizatave të tjera që kujtojnë luftën nacional çlirimtare dhe pranë familjeve të dëshmorëve të atdheut. Do të jemi përjetë krenar për këtë epope të lavdishme që ata e shkruajtën me gjakun e tyre".
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Putin: Ukraina do marrë përgjigje të merituar për sulmin në rajonin Kursk

Lufta/ Putin: Ukraina do marrë përgjigje të merituar për sulmin në rajonin Kursk