Batuta,qytetari:Fëmijët i kam mbyllur
Rama:Edhe unë kështu mendoja por...

Batuta,qytetari:Fëmijët i kam mbyllur<br />Rama:Edhe unë kështu mendoja por...<br>
Në takimin e sotëm të Ramës me prindërit në Vlorë pa diskutim nuk kanë munguar edhe batutat. Ndërsa fliste për problemet e mësuesve dhe se si do të zgjidheshin këto probleme, ai ka marrë komente dhe komplimente nga të parnishmit. Një grua, nënë e gjashtë fëmijëve e ka komplimentuar Ramën për punën që po bëhet me shkollat. “Ju falënderoj, pasi si nënë e gjashtë fëmijëve më parë e kam pasur shumë të vështirë, tani figura e mësuesit ka tjetër vlerë”- tha ajo.

Pas saj e ka marrë fjalën një tjetër qytetar, që nuk i ka kursyer lavdet ndaj Ramës dhe kryetarit të Bashkisë së Vlorës, duke thënë se e mbështet idenë e zonjës parafolëse, edhe pse nuk ka aq shumë fëmijë.

“Nga eksperienca ime personale ke kohë akoma, mund ta kapësh zonjën”- tha Rama.

Qytetari: Jo, jo e kam mbyllur atë punë, e kam mbyllur me fëmijët

Rama: Nuk i dihet ajo, edhe unë kështu mendoja, por..

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni turin e Ramës me diasporën?



×

Lajmi i fundit

E kryer/ Bayern Munich zgjedh një 38-vjeçar për rolin e trajnerit

E kryer/ Bayern Munich zgjedh një 38-vjeçar për rolin e trajnerit