Batutat/ Rama-Palokës: Ti flet këtu
për një tas sup o lumadh, ik vër një X2

Batutat/ Rama-Palokës: Ti flet këtu<br />për një tas sup o lumadh, ik vër një X2
TIRANË - U duk se nisi qetë madje me rreth një orë vonesë si pasojë e një defekti me audion në sallë, por edhe këtë të enjte Parlamenti i Shqiëprisë nuk mund të linte pa ofruar humor dhe batuta pa fund. Deputetit e Kuvendit gjejnë kohën që mes projektligjeve të rëndësishme për tu diskutuar në seancë, të cilët kalojnë në plan të dytë, të hedhin thumba me njëri-tjetrin e të provojnë se kush e mban me shumë debatin.
 
Një fjalim i gjatë i deputetit demokrat Astrit Patozi kundër qeverisë nxiti reagimin e kryeministrit Rama...Por ndërsa ishte duke folur për CEZ-in dhe ndryshimet që sipas kreut të qeverisë, ka në këtë çështje mes së majtës dhe të djathtës, ai është ndërprerë nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka.
 
Kryeministri i ka kërkuar të mos e ndërpresë dhe të mos përpiqet të bëjë pasionantin në debat, pasi lideri historik i së djathtës Sali Berisha nuk ishte në sallë. “Sot jeni rehat rrini pushim se nuk e keni atë”, - tha shefi i qeverisë.
 
Ashtu siç edhe e ka shprehur më herët, Rama i konsideron fjalimet e demokratëve të paguara "për një pjatë sup" për të justifikuar punën në PD...megjithatë kryeministri zgjodhi t’i japë edhe një “këshillë” se si ti shpenzojë paratë, pasi siç tha ai, ka dëgjuar se Paloka vë skedina.
 
 “Ti vjen këtu për një tas sup lumadh, për një tas çorbë, mos më ndërprit dhe vër ndonjë X2 me sukses se më kanë thënë që ke humbur shumë këto kohët e fundit, më racional se më kanë thënë i ke lënë të gjitha. Se kam merak se ke për të paguar edhe ato paratë e shpifjeve. Mos na ndërhy se ti je për supë këtu ne jemi për punë”, tha Rama.
 
DEBATET e zbardhura nga redaksia e Shqiptarja.com

Rama:
Dhe ato pak letra që keni shkruar i keni shkruar si analfabet të qeverisjes. Ju jeni shëmbëlltyra më elokuente e asaj që thotë Kanti, kur dikush të akuzon në hava për diçka që nuk e ke bërë, dije se i ka bërë vet. I keni bërë vet. Doni dhe të vini në qeveri prapë…ju do vini në qeveri vetëm ditën kur ti bindini shqiptarët që jeni ndarë qartë nga gjithë metoda e keqqeverisjes që ju katandisi si kokoshi në një thel. Më përpara kurrë.
Bedri Hoxha: S’e ke ti në dorë atë punë, se a na votojnë apo jo.
Rama: Atë për fat të mirë se keni në dorë as ju as unë, e kanë në dorë ata që votojnë, të cilët kanë treguar se edhe kur nuk dinë shkrim e këndim, pas berihajit tuaj nuk vijnë. Dele nuk bëhen.
Paloka - Ramës: E kanë tashmë edhe berihajin tënd..
Rama - Palokës: Ti vjen këtu për një tas sup lumadh, për një tas çorbë, mos më ndërprit dhe vër ndonjë X2 me sukses se më kanë thënë që ke humbur shumë këto kohët e fundit, më racional se më kanë thënë i ke lënë të gjitha.
Paloka - Ramës: Është puna ime ajo. Ti shih të tuat
Rama:- Palokës  Më racional. Se kam merak se ke për të paguar edhe ato paratë e shpifjeve. Mos na ndërhy se ti je për supë këtu ne jemi për punë.
Paloka - Ramës: Ti shih se ke për të paguar të tuat...
Rama- Palokës: Ç’punë jam duke bërë ? Të enjten ta kam thënë, ja kam kushtuar ju dhe kjo është puna që më detyroni ju të bëj, do kisha dashur të bëja ndonjë punë më të fisme por s’kam çfarë bëj. Sot jeni rehat rrini pushim se nuk e keni atë (duke ju referuar Sali Berishës) Nuk keni pse bëni si pasionant…
 
Rama - Bedri Hoxhës: Shko ha një tas supë në Mat.
Sherefedin Shehu: Bankën e ke bosh, investime s’ke.
Balla - Shehut: Pusho ti ore pusho, lere kryeministrin të flasë.
Nënkryetari i Kuvendit Edmond Spaho: Zoti Balla... komunikoni me etikë mos i ofendoni kolegët.
Balla: Bëj detyrën ti...
 
Rama del sërish në foltore pas fjalës së Edmond Spahos: Taulant duhet ti mirëkuptoni viktimat e basteve të humbura. Profesor, qëndrova për t’ju dëgjuar por jam shumë i zhgënjyer sepse si duket mungesa e motorit të makinës opozitare këtu në parlament bën që ju të bëni zhurmën e makinave po makina nuk ecën, s’ia ata fëmijët që bëjnë zhhh po aha makina nuk ecën. Unë nuk predikoj suksese as imagjinare, as si ato që predikonit ju. Vetëm se ju bëni një gabim. Je me këtë mënyrë nuk keni asnjë mundësi, fare. Jo vetëm na vini në pozitë të vështirë, problem im është si ka mundësi që pas dy vjetësh akoma nuk hapni sytë, mendjen, për të kuptuar se jeni dy vjet mbrapa. Ju ka mbetur ora tek historitë tuaja. Unë fola me fakte dhe me emra konkretë. Të sfidova profesor të dalësh këtu dhe të tregosh me fakte ku janë. Por nuk mund të thuash kjo kompani ka zyrën në kat të 8 në filan pallat, atëherë kompania është e Sadri Abazit. Pranove me fjalët e tua se sa të turpshme janë akuzat që bëni ju çdo ditë, mungesë e plotë respekti për veten tuaj në radhë të parë. Një profesor që del e flet marrëzira se ja kërkon partia. Baltë-baltë-baltë se diku do të ngjisë. Ju e latë Shqipërinë në informalitet në çdo sektorë. Mos vazhdoni më me këtë dy parti, se duke si xheloz, sikur ju kanë lënë vetëm në shtëpi. Tani unë po iki se është ora e supës.
 
Topalli: Kryeministri ka harruar se është në vitin e tretë të qeverisjes, stërzgjatja e tij ngjason me një të folur në kabare. Sot kryetari i Parlamentit, ministrat e LSI, deputetët e LSI e kanë bojkotuar qeverinë e 1 milionë shuplakave. Sot  qeveria ka rënë. Kur nuk ka më vota është mirë të shkohet në zgjedhjet të parakohshme. Je në vitin e tretë të qeverisjes, në 25 vite nuk gjendet një qeveri e majtë apo e djathtë që të ketë dështuar në këtë mënyrë si ju. Nuk është dramatike të shkosh në zgjedhje të parakohshme, thuaj shqiptarëve se ndoshta është rritur punësimi në Shqipëri, se çmimet kanë rënë dhe tregoju shqiptarëve se u vjen era shtet këtij shteti. Zoti Rama të ka rënë qeveria, Ilir Meta ka ikur, shko në zgjedhje të parakohshme, drejtohu shqiptarëve.
 
Rama: Kujdes se do na hash edhe mikrofonin ti ore (duke ju drejtuar Palokes i cili priti per 15 minuta ne kembe para foltores per te nisur fjalen)
Jozefinë kryetari i partisë tane ky i vogli jo i madhe, para disa muajsh i ftoi shqiptarët në një referendum dhe thirrjes ju bashkuan të gjithë përveç teje. Nuk hyj të kërkoj çfarë arsyeje kishe ti, i thatë shqiptarëve në 21 qershor të gjithë në votime për të rrëzuar qeverinë janë orët e fundit tik-tak, me sahat me zile, me sahat pa zile dhe vajtëm në referendum Jozefinë. Rezultati i referendumit po ta kujtoj, ishin 1 milionë, janë, nuk po të llogaris çfarë u shtuan, po të llogarish çfarë ishin dhe çfarë janë përsëri. “Halle-halle kjo dynja, halli-hallit nuk i ngjan” është bërë SHQUP. Ne nuk mund të shkojmë në zgjedhje se keni halle ju. Gjejeni punë opozitës, merruni me gjëra serioze, por që ta bëni këtë ju duhet një program dhe s’keni, por edhe ta bëni këtu ju duhet një lider e lider s’keni. Ja keni këtë liderin në pritje këtu (Për Palokën)

PalokaMbaro se po pres në këmbë

Rama: Tani mua do më falni se nuk kam më asnjë minutë për të humbur këtu.
 
Rama: Mos vazhdoni më me këtë dy parti, se dukeni si xheloz, sikur ju kanë lënë vetëm në shtëpi. Tani unë po iki se është ora e supës. Mua do më falni se nuk kam më asnjë minutë për të humbur këtu.

Paloka: Ska faj. Ka thithur më shumë viza se zakonisht sot. Pa i dalë doza, nuk pushon dot! Vinte te lokali te Fideli dhe mbase qelbej lokali nga era e keqe i mburrej se kishte gjashtë muaj pa larë. Jam i detyruar të flas kështu se më detyron ai që ishte para meje këtu që thotë se opozita është e zhytur në pisllëk.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!