Duke komentuar ftesat që i ka bërë Bashës për t’u ulur e diskutuar për arritjen e një marrëveshje, Rama e krahasoi veten me Romeon. Ai u shpreh se nuk e kishte menduar që do vinte dita që do “shndërrohej” një Romeo për të takuar liderin e opozitës.
“Që do vinte dita e do bëja rolin e Romeos për të takuar Lulin, se mendoja kurrë”, tha Rama.
Pjesë e batutave të tij, është bërë dhe aktorja korçare Zamira Kita.
“Kjo është korçarja e parë që unë kam njohur në jetë. Unë duke qenë më i gjatë shikoja vajza që ishin më larg meje, më rrinin sytë te Zamira por asnjëherë nuk u afruam derisa na afroi Partia Socialiste”, tha Rama.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
