Bayern i etur për gola, Casillas
përçan Realin, PSG për shëtitje

Bayern i etur për gola, Casillas<br />përçan Realin, PSG për shëtitje
Rikthehet fundjava futbollistike me ndeshje spektakolare në Europë. Në Spanjë Reali i Madridit zbret në fushë përballë Deportivos për të harruar disfatat e njëpasnjëshme që shënjoi muaji Janar dhe fillimi i shkurtit.

Modestët e Deportivos do ta kenë shumë të vështirë që të marrin pikë në Bernabeu përballë vendasve që kanë objektiv të shfryjnë dhe kompensojnë me gola humbjen në derbi, por jo vetëm. Anceloti edhe për këtë ndeshje pavarësisht gabimeve do t’i besojë në portë Casillasit duke ngjallur shumë debat brenda ekipit për vendimin.

Serie A
Në Itali nesër Napoli dhe Fiorentina kanë transferta të vështirë ndaj Palermos dhe Sasuolës. Benitez ka bërë gati formulën për të marrë fitoren në Palermo, por gjithcka do të shikohet sonte nëse do të ia dalë mbanë. Ndërsa edhe Fiorentina nuk do ta ketë të lehtë ndaj Sasuolës që vetëm pak ditë më parë fundosi Interin.

Bundesliga
Kampionati gjerman hapet me dy sfida të fuqishme Leverkusen-Volfsburg dhe Bayern-Hamburg. Volfsburg dhe Bayern shikohen si favoritë për të fituar, Leverkusen dhe Hamburg kanë treguar se përballë ekipeve të mëdha luajnë fort deri në fund.

Në prag të ndeshjeve të javës ka bërë jehonë një deklaratë e shefit ekzekutiv të Dortmundit, Vakce, i cili ka deklaruar se Bayerni është 50 vite përpara verdhezinjve në Gjermani. “Arritjet e Bayernit të Mynihut janë të paarritshme nga ne për të paktën 20 vitet e ardhshme, por në terma sportivë ata janë 50 vjet përpara. Gjithsesi, në kemi arritur mes 8 më të mirëve të Europës për dy sezone rresht dhe unë besoj se një gjë e tillë do të ndodhë edhe këtë herë"deklaroi ai.

Ligue 1
Në kampionatin francez e shtuna nis me ndeshjen mes PSG dhe Caen. Parisient në dukje pritet që të mos hasin aspak vështirësi për të marrë fitoren e radhës në kampionat, madje edhe me gola, por miqtë pritet që të mos largohen nga kryeqyteti pa e thënë fjalën e tyre.

Ndërsa në mbrëmje spika ndeshja mes Monaco dhe Montpellier. Dy ekipet vitet e fundit kanë treguar rritje në fushë.


d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni