Bayern kampion dimri, Roma pret
Milanin,Reali në Botërorin e Klubeve

Bayern kampion dimri, Roma pret<br />Milanin,Reali në Botërorin e Klubeve
Bayern Munich shpallet kampion dimri në kampionatin gjerman të futbollit duke shkuar i qetë edhe drejt titullit të radhës në Bundesligë, pasi nuk ka rivalë. Fazën e parë Bayern e mbylli me fitoren ndaj Mainc me rezultatin 2-1 duke vendosur edhe dy rekorde. Rekordi i parë është për portierin Nojer, i cili e mbyll kështu me vetëm 4 gola të pësuar në 17 ndeshje, rekordi i mëparshëm ishte 7 gola.
Ndërsa rekordi i dytë lidhet me pikët e grumbulluara në 17 javë, plot 45 nga 51 të mundshme, duke thyer rekordin e edicionit të kaluar me 44 pikë. Bayern ne klasifikim ndiqet nga Volfsburg 14 pikë larg tij.
 
Seria A, Roma-Milan
Sonte në orën 20:45 në kampionatin italian të futbollit do të zhvillohet krye ndeshja mes Romës dhe Milanit. Verdhekuqtë e drejtuar nga Garcia shikohen si favoritë për të fituar titullin, pasi po zhvillojnë një edicion mjaft të mirë duke ndjekur Juventusin hap pas hapi.

Aktualisht Juvja është 4 pikë para, por nëse Roma fiton sonte e rikthen diferencën në një pikë.Garcia do të hedhë në fushë formacionin më të mirë të mundshëm me Gervinhon, Totttin dhe Ljajic në sulm, mesfusha do t’u besohet De Rossit dhe Naingollanit.

Milani ndodhet në vendin e 7 me 24 pikë, 3 më pak se Napoli që mban vendin e tretë. Kuqezinjtë i kanë të gjitha shanset që edicionin e ardhshëm të jenë pjesë Champions, por rruga kalon në pengesa të forta duke filluar nga sonte.
 
Botërori i Klubeve, Real – San Lorenzo
Reali i Madridit sonte zhvillon finalen e Botërorit të Klubeve që zhvillohet në Marok. Kampionët e Europës do të ndeshjen me ekipin e San Lorenzos, në një sfidë që diferencat janë shumë të mëdha.

Vlera e lojtarëve të Realit është plot 688 milionë Euro, ndërsa asaj të San Lorenzos 37 mln Euro. Megjithatë topi është i rrumbullakët dhe gjithçka mundë të ndodhë, theksojnë kundërshtarët e spanjollëve.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Nuk ndaloi një malazez që ishte në kërkim, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit

Nuk ndaloi një malazez që ishte në kërkim, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit