Bayern Mynih kampion i Gjermanisë
Bavarezët shkatërruan 6-0 Wolfsburg

Bayern Mynih kampion i Gjermanisë<br />Bavarezët shkatërruan 6-0 Wolfsburg
Bayerni i Mynihut edhe zyrtarisht është kampion i Gjermanisë duke fituar titullin e pestë radhazi dhe të 27-tin në histori.

Barazimi i Lajpcig të vendit të dytë shoqëruar me fitoren e bavarezëve 6-0 ndaj Wolfsburg bën që skuadra e Ancelottit të jetë kampione tre javë nga fundi i Bundesligës.

Bayerni e fitoi ndeshjen e djeshme falë golave të Alaba, Robben, Mueller Kimmich dhe një dygolëshi të Lewandowskit.

Ky titull kampion e shndërron në një legjendë edhe trajnerin Ancelotti i cili ka fituar kampionatin në 4 nga pesë ligat më të rëndësishme të futbollit europian.

Pas Italisë Ancelotti është shpallur kampion edhe në Angli,Francë edhe tashmë në Gjermani.

Në Spanjë ka spektakël dhe emocione pa fund. Real Madrid telefonon dhe Barcelona përgjigjet.

Dy kryesueset fitojnë dhe mbeten në bashkëkryesim me nga 81 pikë por Real ka edhe 4 ndeshje për të luajtur ndërsa Barca vetëm 3.

Në javën e 35-të Los Blancos mposhtën 2-1 Valencian falë golave të Ronaldos që humbi edhe një penallti dhe Marcelo.Katalanasit fituan 3-0 derbin ndaj Espanyol falë një dygolëshi të Luis Suarez dhe golit të Rakitic.

Me goleadë fitoi Atletico Madrid që në transfertë gjunjëzoi Las Palmas duke e mposhtur 5-0.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)