Bayern shpartallon Hoffenheim
shkëputet +7 pikë nga ndjekësit

Bayern shpartallon Hoffenheim<br />shkëputet +7 pikë nga ndjekësit
Bayern Munich shpartallon Hoffenheim me rezultatin e thellë 4-0 dhe ngjitet në kuotën e 30 pikëve, 7 më shumë se ndjeksi më i afërt që është Volfsburgu, i cili humbi përballë Schalke 3-2 jashtë fushe.

Golat për ekipin e spanjollit Guardiola u shënuan Gotze, Levandovski, Roben dhe Rode. Monchengladbach humbi 1 - 3 ndaj Eintracht, ndërsa Mainz barazoi me Freiburg 2-2.

Leverkusen arriti që të fitonte lehtësisht me Hanoverin 1-3, ndërsa spektakolare ka qenë ndeshja mes Paderborn dhe Dortmund.

Të besuarit e Klopp edhe pse kaluan në avantazh 0-2 nuk arritën që ta mbanin duke dalë me një pikë, tjetër zhgënjim këtë edicion.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë