Bayern Mynih ka fituar klasiken e futbollit gjerman ndaj Dortmundit dhe ka fluturuar në çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë. Në “Allianz Arena” bavarezët kanë mposhtur 2-1 rivalët historik duke nxjerrë jashtë gare verdhezinjtë.
Skuadrës së Jup Heynckes i kanë mjaftuar golat e shënuar në pjesën e parë. Boateng tundi rrjetën në minutën e 12-të ndërsa shumë i bukur ishte goli i kapitenit Muller. Në minutën e 40-të Muller finalizon me mjaft klas një aksion të nisur po vet dhe kombinimin e vetëm e pati me Lewandoëskin.
/Shqiptarja.com

Dortmundi u kujtua vonë duke shënuar me Yarmolenko 13 minuta nga fundi por vetëm kaq pasi Bayerni fitoi 2-1 dhe arrin çerekfinalet e Kupës. Në këtë fazë janë kualifikuar edhe Werder Bremen, Bayer Leverkusen dhe Frankfurt.
d.c./shqiptarja.com