Bayerni shpallet kampion i Gjermanisë, fiton Juve, Dybala tre gola

Bayern Mynih shpallet kampion i Gjermanisë për herë të gjashtë radhazi 5 javë nga fundi i Bundesligës. Bavarezët siguruan matematikisht titullin numër 28-të në histori falë fitores ndaj Augsburg 4-1. Një autogol i pafat i Sule kaloi vendasit në avantazh ndërsa më pas erdhën me radhë golat e bavarezëve me Tolisso dhe James Rodriguez në pjesën e parë.

Në fraksionin e dytë shënuan edhe Robben dhe Sandro Wagner për të mbyllur llogaritë dhe për të nisur festën e titullit. Me 72 pikë pas 29 javëve skuadra e Heynckes është e pakapshme dhe tashmë vëmendja kalon totalisht tek Champions League.

Me tre gola të shënuar dy prej të cilëve me penallti Paulo Dybala ishte thjesht magjik në fitoren 4-2 të Juventusit ndaj Beneventos. Argjentinasi hapi llogaritë në minutën e 16-të ndërsa pas barazimit nga Diabate në fundin e pjesës së parë Dybala me penallti rikthen bardhezinjë në avantazh. Por Benevento surprizon duke barazuar sërish me Diabate.

Megjithatë Dybala nuk mund të frenohej këtë ndeshje dhe rikthen Juven në avantazh në minutën e 74-të. Argjentinasi shndërroi në gol një tjetër penallti ndërsa llogaritë i mbylli braziliani Douglas Costa 8 minuta nga fundi duke i dhënë bardhezinjve tre pikët e radhës. Juvja kryeson Serinë A me 81 pikë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Durrës, ia rrëmbyen gjyshërit, mamaja merr 3 vjeçarin, falenderon policinë

Durrës, ia rrëmbyen gjyshërit, mamaja merr 3 vjeçarin, falenderon policinë