Kryeministri Edi Rama ka publikua pamjet sesi do të duket Baza Ajrore e Kuçovës pasi të përfundojnë punimet.

Baza Ajrore e Kuçovës, sipas Ramës do t'i japë vendit tonë një peshë të re strategjike në skakierën e sigurisë rajonale dhe europiane.

Investimi që do të bëhet në Kuçovë kap vlerën prej rreth 50 milionë Euro, 5 prej të cilave nga buxheti i shtetit. Do të bëhet ndërtimi i depove të armatimit dhe të karburantit, stacioneve të armatimit, parkingut të avionëve, stacionit  kundër avarive dhe zjarreve, rindërtimin e pistës dhe kullës së kontrollit.

Pista moderne do të jetë e përshtatshme për mundësinë e uljes së avionëve ushtarake nga më modernët. Në bazën ajrore do të bëhet edhe ndërtimi i depove të armatimit dhe të karburantit, stacioneve të armatimit, parkingut të avionëve, stacionit kundër avarive dhe zjarreve, rindërtimin e pistës dhe kullës së kontrollit.