Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë inaugurohet nesër, Peleshi: Forcon angazhimin tonë për siguri e paqe në rajon

Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë inaugurohet nesër, Peleshi: Forcon angazhimin tonë për siguri e paqe në rajon

Nesër më 4 mars do të përurohet baza ushtarake e NATO-s në Kuçovë me infrastrukturë moderne për avionët luftarakë të Aleancës.

Këtë të diel ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje nga baza e ajrore ndërsa shkruan se do të rrisë profilin e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare, duke forcuar angazhimin e vendit tonë për siguri dhe paqe në rajon.

“Edhe 1 ditë nga inaugurimi i Bazës Ajrore Taktike të NATO-s në Kuçovë, një hap i madh në fuqizimin e kapaciteteve tona ushtarake”, shkruan Peleshi.

“Ky zhvillim i rëndësishëm jo vetëm që rrit profilin tonë në skenën ndërkombëtare, por gjithashtu forcon angazhimin tonë për paqe dhe siguri në rajon”, përfundon Peleshi.

Për këtë bazë nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë të investuara nga qeveria shqiptare. Gjatë inagurimit nesër ido të ketë pjesëmarrje të gjerë me përfaqësues të NATO-s si dhe ministrat e mbrojtjes së Turqisë e Italisë.

B.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë