Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë alarmon Rusinë, Medvedev: Nuk do rrimë këmbëkryq
Moska alarmohet nga lajmi se NATO do ngrejë një bazë ushtarake ajrore në aeroportin e Kuçovës. Kryeministri rus Dimitri Medvedev i cili ka paralajmëruar se Rusia nuk do qëndrojë këmbëkryq përballë këtyre zhvillimeve të perëndimit.
Baza Ajrore e Kuçovës
Moska është shqetësuar me shpalljen e forcimin e pozitës së NATO-s në Ballkan, ku si moment kulmor është marrja e bazës ajrore të Kuçovës, për ta shndërruar në bazë të saj rajonale për operacionet ushtarake të Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Se situata ishte serioze për Kremlinin, e konfirmon dhe një shkrim në Sputnik këtë të martë. “Ushtria perëndimore në kufi”, është titulli i shkrimit, ku analisti ushtarak rus Sergei Jermakovi i referohet rastit të Kuçovës, ndërtimit pra aty të bazës ajrore rajonale, pse jo më të rëndësishmen për NATO-n.
“Në samitin e fundit, vendet e NATO-s ranë dakord të rrisin potencialin ushtarak. Pastaj ranë dakord për forcimin e komponentit ushtarak në kufijtë jugorë të NATO-s. Ballkani në këtë drejtim luan një rol shumë të rëndësishëm, sepse ajo i jep qasje të NATO-s në të gjitha sfidat e saj të mëdha – nga Rusia në Afrikën e Veriut, dhe në të gjithë rajonin e Detit Mesdhe dhe atij të Zi”, thotë Jermakovi.
Udhëheqja ruse gjithnjë e më shumë kërcënon të reagojë ndaj zgjerimit eventual të NATO-s, ndërsa në pritje janë Maqedonia, Bosnja, Gjeorgjia dhe Ukraina. Ndaj dhe kryeministri Dimitri Medvedev reagoi së fundi duke thënë se Rusia nuk do të qëndrojë këmbëkryq.
“Tani nuk ka dy blloqe që janë në konflikt të drejtpërdrejtë, siç ishte gjatë Paktit të Varshavës dhe NATO-s. Megjithatë, NATO jo vetëm vazhdon të ekzistojë, por po zgjerohet. Ne nuk mund të jemi indiferentë ndaj kësaj. Është plotësisht e qartë se aftësitë e tyre ushtarake, përfshirë dhe aspektin bërthamor, janë të drejtuara kundër Rusisë. Është ky për fat të keq një fakt. Nuk mund të mos na shqetësojë unaza rreth vendit tonë që sa vjen e ngushtohet me rritjen e numrit të vendeve që hyjnë në NATO”, shtoi ai.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.4%
Vota total: 11316
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta Ukrainë-Rusi/ Kievi: Rrëzuam 70 dronë të forcave ruse, Moska lëshoi 1260 bomba për një javë
9 Shkurt, 16:25
-
Basha pret Ali Ahmetin: Çdo cenim i të drejtave të shqiptarëve përbën një kërcënim për stabilitetin rajonal! Përpjekje për ta kthyer RMV në një satelit ruso-serb
29 Janar, 10:30
-
'Repolitix'/ Ardhja e Trump, Meçollari: Premtimet e tij, ende mediatike! Galdini: U hap 'Kutia e Pandorës', për rendin e ri botëror! Tafani: Ka synime imperialiste
14 Janar, 21:34
-
Lufta/ Moska sulmon me flotë dronësh Kievin! Ushtarët rus qëllojnë njëri-tjetrin për të shmangur frontin
3 Janar, 08:52
-
Lufta Ukrainë-Rusi/ Një vit i zi për Moskën, 433 mijë ushtarë të vrarë dhe të plagosur më 2024!
2 Janar, 15:09
-
Sfidat e BE-së në vitin e ri 2025
2 Janar, 13:30
-
Lufta/ Marina e Ukrainës: 37 mijë dronë rusë të shkatërruar më 2024! Moska: Rrëzuam 13 mjete pa pilot të Kievit
2 Janar, 09:20
-
Në front kundër Ukrainës për të ulur vitet e dënimit, vritet në betejë ish-lojtari i kombëtares ruse të futbollit
30 Dhjetor 2024, 13:23
-
SHBA-të vendosin sanksione ndaj ish-kryeministrit gjeorgjian, miliarderit Bidzina Ivanishvili! Akuzohet si pro-rus
27 Dhjetor 2024, 20:13
-
BE: Sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë të Rusisë, pas sabotimit të dyshuar të kabullit nënujor
26 Dhjetor 2024, 23:01
-
Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!
26 Dhjetor 2024, 21:13
-
Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik
26 Dhjetor 2024, 21:06
Jo por të duket ty (medved...) ashtu ...
PërgjigjuRrofte Kosova Shqiperia dhe gjithe shqiptaret kudo qe te ndodhen rrofshin sa malet SHBA dbe NATO