Baza anti-raketë në Europë
Rusia:Jemi gati edhe për sulme

Baza anti-raketë në Europë <br />Rusia:Jemi gati edhe për sulme
MOSKE – Rusia i ka quajtur të dështuara bisedimet me NATO-n dhe SHBA në lidhje me vendosjen e një sistemi antiraketor nga ana e tyre në Europën Lindore dhe deklaroi se është e përgatitur të përdorë ‘forcë shkatërruese parandaluese’ kundër një ideje të tillë.

Bisedimet mes palëve nisën të martën dhe ministri rus i mbrojtjes Anatoly Serdyukov tha se ato ishin futur në një rrugë qorre. Përfaqësuesit e NATO-s nga ana e tyre thanë se kishin ende shpresa se situata do të zgjidhet.

“Një vendim për të përdorur forcë shkatërruese parandaluese do të merret nëse situata përkeqësohet”, tha shefi i shtabit rus të mbrojtjes general Nikolai Makarov.

Termi ‘luftë parandaluese’ (pre-emptive war) u përdor në kohën e presidentit Bush dhe ka të bëjë me vendimin për të nisur një sulm edhe pa pësuar një agresion, kur je i bindur se një agresion i tillë po përgatitet.

Zv/sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Alexander Vershbow, tha se frika e Rusisë bazohet mbi “supozime të fryra” dhe se baza raketore nuk e cënon fuqinë kërcënuese të arsenalit bërthamor rus.

Rusia dhe SHBA e NATO kanë që në vitin 2000 që debatojnë në lidhje me bazën raketore, kur presidenti Bush deklaroi se duhej ndërtuar një e tillë ne Europë për t’u mbojtur nga sulme prej Iranit apo Koresë së Veriut. Presidenti Obama u tërhoq njëherë nga plani por iu rikthye sërish në vitin 2010 duke nënshkruar një marrëveshje me Poloninë.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës