Baza e armatimeve të sekuestruara në Tiranë, Report Tv sjell pamjet e 'magazinës' ku u gjetën armët! Del foto e pronarit të depos, Sokol Xhura në kërkim nga SHBA

TIRANË- Ish-magazinat e ndërmarrjes “Migjeni”, në dukje të braktisura, kanë zbuluar një nga vendet me armatimin më të madh në Shqipëri, që prej vitit 1997. Policia e Shtetit në dy operacione, ka zbuluar një numër të konsiderueshëm të armëve dhe municioneve.

Këto që shihni, në dukje janë magazina të braktisura dhe të krijojnë përshtypjen se askujt nuk i duhen dhe nuk i hyjnë në punë. Por, e vërteta është krejt ndryshe. Në këto magazina që ndodhen rreth 3.2 kilometër larg qendrës së kryeqytetit SPAK dhe Policia e Tiranës arritën që të zbulojnë një bazë të tërë armatimesh, që dyshohet se janë të grupit të vrasjeve me pagesë, të cilët operonin jo vetëm në Tiranë, por edhe jashtë saj.

Report TV sjell pamjet e ketyre ambienteve, të cilat janë përdorur për fshehjen e armëve. Lokalizimi i kësaj baze armatimesh është bërë pas rrëfimit të Enver Jamakut, i cili zyrtarisht është bashkëpunëtorë i drejtësisë. Në ambientet e brendshme të këtyre magazinave, ekspertët e policisë kanë shembur mure, për të arritur deri tek arsenali i armëve. Ky objekt është në pronësi të familjes Xhura. Vetë Sokol Xhura është në kërkim ndërkombëtar dhe po kërkohet për t’u arrestuar në Shtetet e Bashkuara, ku ka shkuar prej disa javësh.

Kontrollet e magazinave janë bërë me urdhër të SPAK, ndërsa u gjetën dhe sekuestruan: automatikë, snajper, antitank, kundërajrorë, mitroloz, pajisje ushtrarake, dybli që përdoren për pushkët dhe snajperat, dhjetëra mijëra fishekë të kalibrave të ndryshëm, predha antitank, arkë me lëndë eksplozive tritol, granata të ndryshme, kilogramë lëndë ekspoloziv C4, armë zjarri pistoletë të modeleve të ndryshme, pushkë model 10 dhe pjesë për riparimin dhe modifikimin e armëve të zjarrit.

Ky është operacioni i dytë i policies në një hark të shkurtër kohor pasi më datë 1 prill Polica e Shtetit në bashkëpunim me SPAK goditi 18 baza që shërbenin për modifikimin, magazinimin dhe shitjen e armëve luftarake nga grupet kriminale.

1618240208_Screenshot1.jpg

Baza e armatimeve

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:31
Pronar i depos së mbushur plot me armë, ky është Sokol Xhura, po kërkohet për t’u arrestuar në Shtetet e Bashkuara

1618255892_SOKOLXHURA.jpg

Ky është Sokol Xhura, në depon e të cilit është gjetur një arsenal me armë. Depoja është zbuluar dy ditë më parë në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë. Armët ishin izoluar në një dhomë në brendësi të murit. Është dashur ndërhyrja dhe shembja e këtij muri  për të zbuluar më par armët e kalibrave të ndryshme, municione luftarake, lëndë plasëse të ndryshme, armë të kalibrave të ndryshëm me dylbi, etj. Vetë Sokol Xhura është në kërkim ndërkombëtar dhe po kërkohet për t’u arrestuar në Shtetet e Bashkuara, ku ka shkuar prej disa javësh.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë