Report Tv ka siguruar fotot e 4 të arrestuarve në Tiranë, pjesë e dy grupeve kriminale për shitjen e armëve.

Marsel VarkaElsaed MaqinajFabian Zako dhe Kristaq Biba janë 4 të arrestuarit.

Gjithashtu, është siguruar edhe fotoja e njërit prej të shpallurve në kërkim, Kevin Vilës.

Ky i fundit, në vitin 2022 është arrestuar për vjedhje. Në makinën me të cilën udhëtonte, ndodhej bashkë me një tjetër, Mikel Aliun.

Gjatë ndjekjes nga policia, u përplasën me patrullën, por pa shkaktuar lëndime të efektivëve. Të dy u arrestuan për këtë ngjarje, kurse një i tretë u vu nën hetim në gjendje të lirë.


Lajmi kryesor:

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë! 4 në pranga, 2 në kërkim! Sekuestrohen 4 pistoleta dhe 3 automatikë (EMRAT+VIDEO)