Baza e PD në Shkodër, sherr me Flamur Nokën për kandidatin e sjellë nga Tirana

SHKODER - Debate të ashpra, deri në grisje të fletëve të votimit janë shënuar në zgjedhjet për grupseksionet në PD-në e Shkodrës. Pavarësisht kontestimeve që ka pasur në disa prej grupseksioneve, ngjarja më e rëndë është regjistruar në Grupseksionin 3/2 në qytetin e Shkodrës. Shkak për debatet, e ashpra ka qënë mungesa e komisionerëve të dy kandidatëve në garë ditën e shtunë ku u mbajtën edhe zgjedhjet për grupseksione.

Në garën për kreun e këtij grupseksioni kanë qënë Nesti Kiri, Lazarin Vila dhe Jozef Sermi. Që në nisje të procesit në propozimet për të garuar, dy kandidatët dhe mbështetësit e tyre nuk kanë dashur që në garë të jetë Nesti Kiri, një emër i njohur për PD-në e Shkodrës pasi sipas tyre ai ka pashaportizimin në Tiranë dhe sipas tyre kjo në bazë të statutit nuk lejohet. Megjithatë Kryesia e PD, e ka hedhur poshtë pretendimin e tyre duke lejuar që të garojë për postin e Kryetarit të Grupseksionit Nesti Kirin.

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se dy kandidatët Jozef Sermi dhe dhe Lazarin Vila, nuk kanë sjellë komisionerët për mbarëvajtjen e procesit në këtë grupseksion dhe këtu është edhe fillimi i kësaj historie debatesh në PD-në e Shkodrës.

Duke iu referuar po të njëjtave burime, mësohet se Kandidati Nesti Kiri, së bashku më mbështetësit e tij në Partinë Demokratike, pasi kanë pritur më shumë se një orë që dy kandidatët e tjerë të sillnin komisionerët, kanë marrë kutinë e votimit së bashku me fletët e votimit dhe kanë shkuar pranë selisë së PD Shkodër aty ku janë takuar me të deleguarin e qëndrës Flamur Noka.

Në këtë moment ka mbërritur edhe Zef Gjoni, një prej mbështetësve më të vjetër të PD-së së Shkodrës i cili ka nisur debatin me Nokën, ndërkohë që është shprehur se në këtë grupseksion nuk do të ketë zgjedhje dhe në këtë moment ka grisur edhe fletët e votimit së bashku me kutinë prej kartoni që është caktuar për të hedhur votat anëtarët e grupseksionit 3/2 në Shkodër.

Noka, me tone të ngritura i është drejtuar Gjonit, se ky person është mësuar kështu të veprojë prej 28 vitesh në PD-ne e Shkodrës duke tentuar që të marrë me forcë atë cfarë dëshiron por tashmë kjo gjë ka marrë fund.

Në këtë moment Kryesia e PD ka vendosur që procesi i zgjedhjeve të anullohet ndërkohe që pritet që gjatë këtyre ditëve të merret edhe një vendim tjetër për procesin e zgjedhjeve, ku nuk përjashtohet mundësia që Kryesia e PD të vendosë të përjashtojë nga gara të tre emrat e përzgjedhur duke I kërkuar anëtarëve të bejne propozime të reja.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj