Bazhdareviç: Shqipëria do jetë një
nga ekipet më të mira të Evropës

Bazhdareviç: Shqipëria do jetë një<br />nga ekipet më të mira të Evropës
Në konferencën për shtyp që është mbajtur një ditë para miqësores Shqipëri- Bosnje, tekniku i skuadrës boshnjake, Mehmed Bazhdareviç është shprehur se “brenda pak vitesh, Shqipëria do të jetë një nga kombëtaret më të mira në Evropë”.
 
“Shqipëria është një vend që investon shumë për futbollin. Po ecën përpara në mënyrë të qëndrueshme dhe brenda pak vitesh do të jetë një ndër më të mirat në Europë. E njëjta mund të thuhet edhe për Bosnje-Hercegovinën”, është shprehur trajneri i Bosnjes Bazhdaroviç në konferencën për shtyp.
 
Miqësorja e nesërme ka një simolikë të veçantë për kombëtaren boshnjake pasi 12 vjet më parë skuadra e Bosnje-Hercegovinës e ka luajtur ndeshjen e parë zyrtare pas përfundimit të luftës në Bosnje kundër Shqipërisë.
 
Në 30 nëntor të 1995 në stadiumin “Qemal Stafa” është luajtur miqësorja Shqipëri-Bosnje e cila ka përfunduar në rezultatin 2-0 për Kombëtaren shqipëtare.
 
“Kemi marrëdhënie miqësore në futboll. Ndeshja jonë e parë zyrtare ishte pikërisht në Shqipëri dhe shoh që gjatë këtyre viteve të dyja skuadrat janë zhvilluar shumë. Shqipëria do të jetë një kundërshtar i fortë në këtë ndeshje, ku ne do të provojmë shumë lojtarë të rinj”, ka deklaruar tekniku Bazhdareviç.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve