TIRANE - Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka përshëndetur kandidaturën e Keti Bazhdari për Bashkinë e Shkodër si emri i mazhorancës në zgjedhjet vendore të qershorit.

Në një prononcim për mediat, Vasili vlerësoi figurën e Bazhdarit si një kandidate e shkëlqyer e aleancës së majtë në zgjedhjet e 21 qershorit.

“Lëvizja Socialiste për Integrim përshëndet konfirmimin e znj. Keti Bazhdari për Bashkinë e Shkodrës. Ne vlerësojmë se Keti Bazhdari është një kandidate e shkëlqyer”, theksoi Vasili

Në vijim të fjalës së tij, Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim shprehet se Shkodra meriton ndryshimin në zgjedhjet vendore dhe se LSI do të mbështesë kandidaten Keti Bazhdari për fitoren e Bashkisë së Shkodrës në zgjedhjet që do të zhvillohen në qershor.

“Lëvizja Socialiste për Integrim mbështet Keti Bazhdarin për fitoren e Bashkisë së Shkodrës. Ky qytet e meriton ndryshimin”, tha Vasili

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)