Bazin me kripë

Përbërësit:

  • 2 gota ujë
  • 1 gotë miell misri
  • 4 lugë gjalpë të tretur
  • Kripë sipas dëshirës

Për servirje:

  • Lakër arme ose djathë të grirë
  • Vaj ulliri

Përgatitja:

Vendosim ujin të vlojë në temperaturë të lartë. Kur uji merr valë, shtojmë pak kripë. Duke e përzier me dorë, shtojmë ngadalë miellin e misrit në ujin që vlon, që të mos bëhet me kokrriza. Ulim nxehtësinë dhe shtojmë gjalpin. E përziejmë derisa të trashet si një lloj pureje. E heqim nga zjarri dhe e hedhim në pjatë. Shtojmë sipër lakër arme ose djathë të grirë dhe pak vaj ulliri.