BB 5, hyjnë konkurente
të reja, del Emirjeta

BB 5, hyjnë konkurente<br />të reja, del Emirjeta
TIRANE- Ka qënë votimi i publikut ai që nxorri nga shtëpia e Big Brother Albania, vajzën nga Shkodra Emirjetën. Ajo rezultoi të ishte banorja më pak e votuar nga publiku shqiptar nga votimi që “Vëllai i Madh” hapi për të, ndërsa me preferuara e publikut ishte Gentiana. Opinionisti i këtij reality show, Arjan Konomi e cilësoi këtë vendim të publikut të drejtë , pasi sipas tij Emirjeta nuk dha asgjë brenda shtëpisë.

“ Emirjeta ishte një vajzë interesante, por nuk dha asgjë, ishte pak e ndrojtur dhe kjo e bëri që të dilte nga shtëpia e Big Brother”, tha Konomi. Megjithatë në shtëpinë më të famshme hyn edhe të tjera konkurrente femra. E para ishte Klaudia 23 vjeçarja nga Tirana. Ajo punon si PR në një nga klubet e natës së Tiranë. Një tjetër konkurrente ishte Françeska e cila u zgjodh nga dy banorët e shtëpisë nga Erioni dhe Liami. 18 vjeçarja nga Vlora, pret të hyjë në Universitet këtë vit, por një nga pasionet e saj është edhe modelimi Nata e dytë e spektaktlit nisi me supriza. Ishte Genta ajo që shpalli se kë nga djemtë do të mbante në shtëpi dhe ajoo zgjodhi Ermalin dhe Elvisin, ndërsa përjashtoi Metin, duke bërë që ky i fundit të lërë shtëpinë e BB.

Por Vëllai i Madh vendosi që të hapte një televotim për Metin, dhe publiku vendosi ta mbante në shtëpi djalin nga Kosova. Vendimin e për qëndrimin e tij Arbana e ka lexuar për herë të parë në prani të konkurrentit të BB5, Metit i cili u rikthye në shtëpinë më të famshme. Në mbrëmjen e djeshme nuk u la pa përmendur edhe edhe largimi i Besardës, vajza e cila la shtëpinë e Big Brother me dëshirën e saj. Opinionisti Arjan Konomi e komentoi këtë dalje të Besardës si një papërgjegjshmëri.

Nuk ka munguar as humori në shtëpinë e Big Brother. Ishin aktorët e Portokollisë Salsano Rrapi dhe Gazmend Paja, ata që sollën nota humori për banorët e BB.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar