BB: Ekonomia Shqiptare
e ekspozuar ndaj krizës

BB: Ekonomia Shqiptare<br />e ekspozuar ndaj krizës
Banka Botërore ka publikuar sot raportin e saj mbi parashikimin e ecurisë së ekonomisë globale. Parashikimet nuk janë inkurajuese, sidomos për vendet në zhvillim siç është edhe Shqipëria. BB paralajmëron ekonomitë në zhvillim të përgatiten për një rënie të ekonomisë, e influencuar nga problemet e zonës së euros.

Deri tani Shqipëria dhe vendet e tjera në zhvillim i kanë rezistuar krizës ekonomike, por ka ardhur momenti të përgatitemi edhe ne për rënien.

Raporti sqaron se për vendet në zhvillim, të cilët arritën të dilnin shpejt nga recesioni i viti 2008, viti 2012 do të jetë më i vështirë dhe dalja nga recesioni do të jetë një akoma më e vështirë. Dalja nga recesioni i 2008-ës ishte më i lehtë për vendet në zhvillim për shkak të pozicionit të tyre fiskal të mirë. Por kohët e fundit pozicioni fiskal i vendeve në zhvillim, duke përmendur edhe Shqipërinë, është përkeqësuar.

Duke filluar nga viti 2000 bankat evropiane filluan të rrisin me nje shpejtësi të lartë ekspozimin e tyre në vendet në zhvillim dhe tani vlera e borxheve të huaja në këto vende arrin në 2.4 trilion dollarë. Këto borxhe përbëjnë rrezik kur kalojnë 25% të GDP-së (prodhimit të brendshëm të vendit). Shqipëria është e rrezikuar pikërisht për këtë gjë, duke prekur pothuajse nivelin e 60% të GDP-së. Kjo natyrë ekspozimi influencon kreditimin e brendshëm, duke bërë që të falimentojnë kompanitë, për shkak të mungesës së likuiditetit.

Nëse kreditimi global ngrin, kompanitë me një nivel të lartë borxhi afatshkurtër që punojnë në Shqipëri, mund të detyrohen të ndërpresin aktivitetin e tyre. ah/Shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi