BB i jep hua qeverisë
për sigurinë e digave
Banka Botërore i jep qeverisë shqiptare një hua prej 21.6 milionë dollarë, për rritjen e sigurisë së digave të Shqipërisë. Huaja shtesë do të mbështesë plotësimin e dy aktiviteteve kryesore, rehabilitimi i ujëshkarkuesve në tre digat e kaskadës së lumit Drin (hidrocentralet e Fierzës, Komanit dhe Vaut i Dejës.
TIRANË – Banka Botërore i jep qeverisë shqiptare një hua prej 21.6 milionë dollarë, për rritjen e sigurisë së digave të Shqipërisë.
Sipas deklaratës zyrtare të zyrës së BB në Tiranë, huaja shtesë do të mbështesë plotësimin e dy aktiviteteve kryesore, rehabilitimi i ujëshkarkuesve në tre digat e kaskadës së lumit Drin (hidrocentralet e Fierzës, Komanit dhe Vaut i Dejës); dhe rehabilitimi i hidrocentralit të Komanit nëpërmjet rinovimit të pajisjeve elektro-mekanike dhe zëvendësimit të sistemeve ekzistuese të kontrollit, mbrojtjes dhe monitorimit.
”Ky financim shtesë do të mundësojë zbatimin e suksesshëm të projektit origjinal, duke kontribuar në këtë mënyrë për sigurimin e hidrocentraleve kryesorë të Shqipëri dhe duke ndihmuar në parandalimin e një fatkeqësie të mundshme nga një prishje e digës,” tha Salvador Rivera, Drejtuesi i ekipit të Bankës Botërore për Projektin e sigurisë së digave.
SIGURIA E DIGAVE, PROJEKTI EUROPIANProgrami APL i Komunitetit të Energjisë të Evropës Juglindore – APL 5 për Projektin e sigurisë së digave të Shqipërisë është pjesë e një programi më të madh të sigurisë së digave, i financuar paralelisht nga donatorë të tjerë si SECO-Zvicër, KfË Gjermani, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Qeveria e Shqipërisë.
Financimi shtesë do të plotësojë kredinë origjinale të IDA-s prej 35.3 milionë USD për të mbështetur qeverinë në sigurimin e hidrocentraleve më të mëdha të vendit mbi kaskadën e Drinit. Ai gjithashtu do të ndihmojë në përmirësimin e efiçencës operacionale dhe përmirësimin e qëndrueshmërisë së furnizimit me energji për tregun rajonal të energjisë elektrike.
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50%
-
E gabuar
40.5%
-
Nuk e di
9.5%
Vota total: 2375
Lajme të tjera
-
Kina: Armë të pa furnizuar kurrë, SHBA-ja nuk tregon me gisht
21 Mars, 20:34
-
Esencë/ Gara shpejtësie për 'like', Eksperti: Policia s’ka për detyrë të ndjekë atë rrjet social! I ‘famshmi’ i Tik-Tok: Shpejtësia për fat të keq është trend
21 Mars, 20:20
-
Ç'po ndodh në BBV? Banorët hapin me ankth zarfin e zi, ja cili konkurrent e pësoi
21 Mars, 20:12
-
Copëtimi i PD dhe Meta ‘fituesi’ i madh, më 2025 ‘pasardhës’ i Berishës?!
21 Mars, 20:05
-
Skandali i Partygate në Britaninë e Madhe, Boris Johnson e pranon: Kam mashtruar deputetët, por jo me qëllim
21 Mars, 19:59
-
Modeli politik i Giorgia Melonit; një shtysë për opozitën shqiptare
21 Mars, 19:51
-
Dita botërore e Sindromës Down, sfidë punësimi i tyre, personat me aftësi të kufizuar duan parti! Refuzohen nga KQZ
21 Mars, 19:48
-
Po ti, Doktor i madh, peng i kujt je?
21 Mars, 19:47
-
Teatri Eksperimental, bordi artistik pa dramaturg. 6 projektet që janë zgjedhur për mars-korrik me diferenca në buxhet
21 Mars, 19:34
-
Ndryshimi i papritur! Ina Ejlli merr Instagramin e të vëllait Luiz! Ndërron emrin e adresës
21 Mars, 19:28
-
Zgjedhjet e ‘14 majit’ sjellin ndryshime edhe në Kuvend! Deputetët që do të largohen, kush do i zëvendësojë (EMRAT)
21 Mars, 19:26
-
Mero Baze: Gjithë strategjia e Kurtit paska qenë shpresa që Vuçiqi të mos e pranonte marrëveshjen...
21 Mars, 19:13