BB:Keni borxh të lartë
do ju ndihmojmë ta ulni

BB:Keni borxh të lartë<br />do ju ndihmojmë ta ulni
TIRANE- Banka Botërore shpreh alarmin për borxhin publik i cili është ndër më të lartit  në vendet e rajonit.  Ky shqetësim duket që është dhe shkaku i mbërritjes sot në Tiranë të një ekipi ekspertësh nga Uashingtoni për të ofruar asistencën e tyre dhe ndihmuar buxhetin e shtetit me fonde.

Në një konferencë shtypi të zhvilluar sot paradite  përfaqësuesit e Bankës Botërore u deklaruan të gatshëm për të ndihmuar qeverinë për reduktimin e borxhit.

„Borxhi publik është afër nivelit 60 %. Keni nivelin e borxhit publik ndër më të lartit në rajon”- deklaroi përfaqësuesi i BB, Ron Hood duke shtuar se “Shqipëria ka varësi të madhe nga ajo që ndodh në Europë, dhe është e prekshme nga zhvillimet në vendet europian”.

Ekipi i eksperteve të BB, kanë nisur negociatat me qeverinë shqiptare, për të përcaktuar se sa do te jetë fondi në dispozicion për ekonominë shqiptare
Përfaqësuesja e Bankës Botërore, Ksenya Lvovsky deklaroi se fokusi i BB për 2012 do të jetë ndihma për Shqipërinë për të zbutur efektet e krizës së eurozonës.

“Fokusi për këtë vit do të jetë ndihma për të zbutur efektin e krizës. Financimi i ri i Bankës Botërore për Shqipërinë do të përdoret për të forcuar dhe zgjeruar reformat për konkurueshmërinë dhe qeverisjen. Ndihma do të përqëndrohet në reduktimin e dobësive fiskale dhe borxhit publik” nënvizoi zonja Ksenya Lvovsky,
Ndersa nuk është bërë publike ende asnjë shifër, pasi negociatat janë ne fillim.
“Objektivi, është të ruhet rritja ekonomike pavarësisht rreziqeve të jashtme.”- thonë përfaqësuesit e BB që parashikojnë se "rritja ekonomike për këtë vit do të jetë 2%", dhe një ndikim të madh në ngadalësimin e rritjes ekonomike në vendin tonë është edhe ulja e remitancave.

INVESTIMET TONA
Duke folur për investimet që janë bërë në Shqipëri, përfaqëuesja e BB përmendi fondin prej 22 milionë dollarë të miratuar më 22 dhjetor për sigurimin e digave.
“Ky financim do të ndihmojë KESH në rehabilitimin e digave” tha Lvovsky.
BB do të ofrojë asistencë dhe për zbatimin e ndryshimeve në ligjin për ndihmen sociale, për të cilën do japë dhe 15 milionë dollarë shtesë, si dhe do ndihmojë qeverinë për hartimin e reformës së pensioneve si dhe për forcimin dhe zhvillimin e reformave. Në muajt e ardhshëm, BB do të pergatisë raportin e progresit për strategjinë e partneritetit me Shqipërinë. Në këtë draft do të rishikohen prioritetet për të bërë ndryshime sipas nevojës.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt