Sfidat e përshpejtimit të rritjes ekonomike të barabartë dhe gjithëpërfshirëse në Shqipëri, do të jetë tema e konferencës që do të organizojë sot në Tiranë, Banka Botërore. BB bën të ditur se në këtë aktivitet, përmes prezantimeve kryesore, do të synohet një analizë e rritjes ekonomike, bazuar në një sërë burimesh e të dhënash. Koferenca është parashikuar të drejtohet nga zv/kryeministri Niko Peleshi, ndërsa dy prezantuesit kryesorë të Bankës Botërore në këtë aktivitet do të jenë Ellen Goldstein, Drejtoresha Rajonale për Europën Juglindore dhe Ana Revenga, Drejtore e Lartë për Varfërinë dhe Barazinë.
/Shqiptarja.com











