PRISHTINE-Banka Botërore, ka vlerësuar se Kosova ka një qëndrueshmëri financiare dhe nuk rrezikohet shumë nga kriza që ka tendenca ta përfshijë prapë Eurozonën.

Në raportin e zhvillimeve ekonomike të publikuar nga Banka Botërore thuhet se remitencat kanë qenë një faktor zbutës. Kosova, sipas Bankës Botërore, ka një bazë të fortë depozitash të cilat e kanë mbrojtur nga kriza.

Drejtori i Bankës Botërore në Kosovë, Jan Peter Olters, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të përmirësoj klimën e investimeve të huaja në Kosovë. Sipas Bankës Botërore, rritja ekonomike për vitin e ardhshëm parashikohet të jetë 4 deri në 5 për qind.
(telegrafi/shqiptarja.com)