BB: Kujdes borxhin
Bode: Borxhi është ulu

BB: Kujdes borxhin<br />Bode: Borxhi është ulu
Pas lajmit të djeshëm nga Banka Botërore se Shqipëria është duke kaluar nivelin e borxhit publik të lejueshëm, qeveria shqiptare deklaron sot se nuk është e shqetësuar për nivelin e borxhit publik, dhe se do të vazhdojë investimet publike. Ministri i financave, Ridvan Bode, tha për median se borxhi ka shënuar një ulje të lehtë dhe deficiti nuk është rritur.

BB: Keni borxh të lartë do ju ndihmojmë ta ulni
Banka Botërore shpreh alarmin për borxhin publik i cili është ndër më të lartit në vendet e rajonit. Ky shqetësim duket që është dhe shkaku i mbërritjes sot në Tiranë të një ekipi ekspertësh nga Uashingtoni për të ofruar asistencën e tyre dhe ndihmuar buxhetin e shtetit me fonde.

Në një konferencë shtypi të zhvilluar sot paradite përfaqësuesit e Bankës Botërore u deklaruan të gatshëm për të ndihmuar qeverinë për reduktimin e borxhit.

„Borxhi publik është afër nivelit 60 %. Keni nivelin e borxhit publik ndër më të lartit në rajon”- deklaroi përfaqësuesi i BB, Ron Hood duke shtuar se “Shqipëria ka varësi të madhe nga ajo që ndodh në Europë, dhe është e prekshme nga zhvillimet në vendet europian”.

Ekipi i eksperteve të BB, kanë nisur negociatat me qeverinë shqiptare, për të përcaktuar se sa do te jetë fondi në dispozicion për ekonominë shqiptare
Përfaqësuesja e Bankës Botërore, Ksenya Lvovsky deklaroi se fokusi i BB për 2012 do të jetë ndihma për Shqipërinë për të zbutur efektet e krizës së eurozonës.

“Fokusi për këtë vit do të jetë ndihma për të zbutur efektin e krizës. Financimi i ri i Bankës Botërore për Shqipërinë do të përdoret për të forcuar dhe zgjeruar reformat për konkurueshmërinë dhe qeverisjen. Ndihma do të përqëndrohet në reduktimin e dobësive fiskale dhe borxhit publik” nënvizoi zonja Ksenya Lvovsky,
Ndersa nuk është bërë publike ende asnjë shifër, pasi negociatat janë ne fillim.
“Objektivi, është të ruhet rritja ekonomike pavarësisht rreziqeve të jashtme.”- thonë përfaqësuesit e BB që parashikojnë se "rritja ekonomike për këtë vit do të jetë 2%", dhe një ndikim të madh në ngadalësimin e rritjes ekonomike në vendin tonë është edhe ulja e remitancave.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Që 12 vite me leucemi, Vojsava: Marr borxh për ilaçe, shteti s’mi rimburson

Që 12 vite me leucemi, Vojsava: Marr borxh për ilaçe, shteti s’mi rimburson