PRISHTINË - Banka Botërore mbështet Kosovën në shtrirjen e internetit në zonat rurale, për t'i hapur rrugën mundësive të zhvillimit edhe në infrastrukturën komunikuese.
Banka Botërore dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës zyrtarisht kanë filluar sot fazën e parë të projektit të mbështetjes teknike të financuar përmes grantit, me titull "Innovative and Green Growth for Rural Areas of Kosovo", që synon sigurimin e një platformë analitike për shtrirjen e infrastrukturës për internet brezgjerë nëpër komunat rurale që aktualisht janë më pak të mbuluara të Kosovës, duke krijuar një platformë të qëndrueshme për rritje inovative dhe të gjelbër.
Sipas vlerësimeve të qeverisë, 43 për qind e familjeve rurale janë aktualisht pa akses në internet brezgjerë, kurse një e treta e këtyre familjeve nuk ka shumë gjasa që do të lidhen në këtë infrastrukturë në një të ardhme të afërt pa një ndërhyrje gjithëpërfshirëse.
Në këtë drejtim, aktiviteti i ndërmarrë është në harmoni të plotë me strategjinë e sektorit të teknologjisë informative dhe komunikuese në Kosovë./ATSH/
/Shqiptarja.com