BB: Rriten të ardhurat për frymë për Shqipërinë

Të ardhurat e shqiptarëve për frymë në vitin 2014 ishin 10.180 dollarë ndërkombëtarë, sipas të dhënave nga Banka Botërore, me një rritje me rreth 3.5% ndaj vitit 2013. Në rajon, Shqipëria lë pas Bosnje-Hercegovinën, që për vitin 2014 e kishte të ardhurat bruto për frymë në nivelin 10.010 dollarë ndërkombëtarë. Më të pasurit në rajon janë malazezët, me të ardhura vjetore për frymë në vlerën e 14.530 dollarë ndërkombëtarë në vit, të ndjekur nga maqedonasit dhe serbët. Në vendin e parë në Botë është Katari, me të ardhura për frymë në vlerën e më shumë se 134 mijë dollarëve në vit.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0