Shqipëria, ashtu sikurse vende të tjera të rajonit të Ballkanit, ka lidhje biznesi dhe financiare me Greqinë, pra, ekzistojnë kanale të shumëfishta që bëjnë që gjendja e ekonomisë greke mund të ndjehet në Shqipëri.

“Grupi i Bankës Botërore ka miratuar një program të ri për Shqipërinë, i quajtur Diagnoza Sistematike e Vendit, i cili përfshin një seri reformash, që mund ta ndihmojnë ekonominë shqiptare të shënojë rritje më të shpejtë në afat të mesëm dhe të gjatë”- kështu u shpreh në një intervistë për Zërin e Amerikës Patrizio Pagano, Drejtor Ekzekutiv në Bordin e Drejtorëve të Bankës Botërore për Italinë, Portugalinë, Shqipërinë, Greqinë, Maltën, San Marinon dhe Timorin Lindor.