BB:Shqipërisë i duhet rritje 4.5%
për të arritur standardet  e BE

BB:Shqipërisë i duhet rritje 4.5%<br />për të arritur standardet  e BE
Përfaqësuesjae Bankës Botërore në Shqipëri Tahsim Sayed tha sot në konferencën ‘Reforma në ekonomi dhe klima e Biznesit” se Shqipërisë i duhet një rritje prej 4.5% për të arritur standartet evropiane në disa dekada

“Investimet e huaja në Shqipëri, më pak se vendet e rajonit. Shqipërisë i duhet rritje ekonomike 4.5% për të arritur standardet  e Bashkimit Europian në disa dekada” tha Sayed e cila shtoi se, duhet të sigurohet sistemi i duhur gjyqësor. Shqipëria ka pësuar ndryshim transformues. Shqipëria duhet të vijojë ndryshimet. Të përshpejtohet rritja ekonomike dhe të shtohen vendet e punës. Sfidë e radhës është rritja e vendeve të punës.” tha ajo.
 
Ndërkohë,  Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se Shqipëria tashmë ka kaluar situatën e rkizës ekonomike dhe synimi i radhës është përmirësimi i klimës së biznesit.
 
Ai  theksuar se, me përmirësimin e klimës së biznesit synohet që të rriten vendet e punës dhe krijimi i mundësive të p[ërshtatshme për të gjithë ata investitorë të huaj që duan të vijnë për të investuar në Shqipëri.Ai ka shtuar se në katër mujorin e parë të vitit 2016 është shënuar një rritje e numrit të investimeve të huaja në vendin tonë, ndërkohë që nuk ka lënë pa përmendur edhe faktin se rritja ekonomike është në trend pozitiv.
 
“Tashmë në fokus kemi klimën e biznesit, pasi jemi në fazën e dytë të zhvillimit ekonomik, brenda mandatit të parë të kësaj qeveria. Tani që gjërat janë qetësuar pas gjithë asaj beteje për të frenuar rrënimin ekonomik, pas reformave tejet të domosdoshme, sot mund të themi se kemi lënë pas krizën ekonomike, dhe kemi hyrë në fazën e dytë. Është e domosdoshme të krijojmë një mesazh të balancua për imazhin e vendit. Dy statistika kam dëshirë t’i ndaj me ju. Në 4 mujorin e parë të 2016 janë regjistruar në QKB 500 biznese të reja të huaja, që është një lajm shumë i mirë. Me gjithë vështirësitë e veta, bizneset e huaja e kanë Shqipërinë në qendër të vëmendjes dhe numrat tregojnë se Shqipëria ofron fitimin, oportunitetin, sfidën. Statistika e dyte, është se konsumi rritet në tremujorin e tretë dhe të katërt të 2015, dhe me të gjitha gjasat edhe për 3-mujorin e parë në 2016”, tha ministri Ahmetaj.

Milva Ekonomi, Ministrja e Ekonomisë deklaroi se, prioritet i qeverisë tashmë ëhstë  përmirësimi i klimës së biznesit në vend.

“Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se investimet e huaja janë nisur. Po bëjmë përpjekje për stabilizimin e klizmës së biznesit, ndërkohë që po i kushtojmë vëmendje tërheqjes së investitorëve të huaj. Numri i të punësuarve është rritur me 33%. Kemi shkurtuar e thjeshtësuar lehtësimet ndaj biznesit. Ne po bëjmë reforma për ristrukturimin ekonomik. Shqipëria ka progres në rritjen ekonomike” tha ajo.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501