UASHINGTON - Ndikimi ekonomik nga virusi Ebola mund të jetë katastrofik në tre vende, vatra të epidemisë (Sierra Leone, Guine, Liberi) për shkak të "faktorit frikë" që paralizon aktivitetin, paralajmëroi sot Banka Botërore.
"Nëse virusi vazhdon të përhapet në tre vendet më të prekura (...), ndikimi i tij ekonomik mund të rritet duke shkaktuar një tronditje katastrofike për shtetet tashmë të brishta", thuhet në një raport të institucionit që vë theksin kryesisht në rreziqet e krizës ushqimore.
Sipas llogaritjeve të Bankës Botërore, Prodhimi i Brendshëm Bruto në Liberi, Guine dhe Sierra Leone mund të arrijë në 359 dollarë në vitin 2014 dhe 809 milionë në vitin 2015 nëse epidemia nuk frenohet./ATSH/