BB5, Alban Zeka: Arbëri një aventurier i “pandreqshëm”

BB5, Alban Zeka: Arbëri një aventurier i “pandreqshëm”
Arbëri konkurrenti nga Prishtina, që prej më shumë se dy muajsh është bërë pjesë e Big Brother Albania, duket se ka fituar simpatinë e publikut shqiptar dhe atij kosovar. Ai ka arritur ti shpëtoj disa herë radhazi nominimeve të njëpasnjëshme dhe sëbashku me Liam një nga konkurrentët e fortë të këtij edicioni të pestë, kanë krijuar tashmë edhe një aleancë mes tyre. Në një intervistë për suplementin THASH&THEM, vëllai më i madh i Arbërit, Albani flet për lojën e tij në BB, arsyen e pjesëmarrjes në këtë reality show, si dhe hobet e tij . Duke u ndalur tek miqësia e Arbërit me Liamin, Albani shprehet se ata janë dy konkurrentë të ngjashëm me njëri-tjetrin por njëkohësisht edhe tipa pa komplekse. Lidhur me komentet e banorëve të tjerë të BB, të cilët janë shprehur se Arbëri është kopje e Liamit, Albani thotë se kjo është një përpjekje e dështuar e banorëve për ta nënvlerësuar atë. Ai flet edhe për raportet e tij me femrat, duke e cilësuar Arbërin si një aventurier dhe që lidhjet e tij nuk zgjasin më shumë se 4 muaj.

Alban si ju duket Arbëri brenda shtëpisë së Big Brother?

Arbëri në Big Brother shfaqet ashtu siç është edhe jashtë. Tepër energjik, i sinqertë, dhe i drejtë.

Sa real ju duket ai ?

100 përqind real.

Si ju duket miqësia e tij me Liam?

Është miqësi të cilën Arbëri është munduar ta ruaj shumë mirë. Tani varet edhe nga Liam, sa do që ta ruajë këtë miqësi me të. Edhe pse gjithmonë duhet patur parasysh, që kjo është një garë dhe të dy kanë të njëjtin synim.

Shumë nga banorët mendojnë që ai është kopja, e tij ju si mendoni?

Tipi i Arbërit mund të jetë i ngjashëm me atë të Liamit vetëm në dy aspekte, humorin e tyre dhe që janë tipa pa komplekse, këto nuk janë cilësitë primare për t’u studiuar, sidomos në këtë format. Kjo ka qenë një armë e dështuar, e përdorur nga banorët konkurrentë për të nënvlërsuar Arbërin.

Si e shikoni marrëdhënien e tij me Gertën?

Ai e ka deklaruar simpatinë e tij për të, se çfarë do të ndodh pres dhe unë ta shoh.

Si është Arbëri në raport me femrat?

Është aventurier. E di që asnjë lidhje e tij nuk ka zgjatur më shumë se katër muaj. Megjithatë ai nuk flet shumë për marrëdhëniet e tij me femrat.

Kishte të dashur përpara se të hynte në BB?

Mesa di unë nuk kishte lidhje para se te hynte.

Si ju duken në debatet që shkakton brenda shtëpisë?

E shoh shumë preçiz në atë ç’ka mendon, beson dhe e thotë. Për mua është shumë i drejtë.

Ka vazhdimisht konflikte me Ermalin, ju si e shikoni?

Duhet patur parasysh që kjo është lojë dhe një format i tillë kërkon, që të ketë ngritje të emocioneve. Për çdo debat, diskutim apo konfilkt që krijohet brenda, dua të jetë publiku ai që vlerëson personin, për vlerat dhe cilësitë që ai shfaq.

Shpeshherë konfliktet mes tyre, degradojnë edhe në fyerje personale, ju si i gjykoni?

Nuk dua që unë të gjykoj në këtë rast. Çdo gjë është parë nga publiku, t’i lejmë që ata të gjykojnë situatat.

Po marrëdhënia juaj si është?

Marrëdhënie e mrekullueshme.

Jeni të lidhur me njëri- tjetrin?

Jemi shumë të lidhur me njëri- tjetrin, mirëpo gjithnjë duke respektuar hapësirën e secilit.

Sa i afërt është Arbri me prindërit?

Tej mase i afërt. Mund të them që është ndër personat e pakët, që kam takuar i cili kujdeset aq shumë për prindërit.

Si e shohin ata Arbërin brenda shtëpisë?

Shumë mirë. Realisht ky është Arbëri, i drejtë, i sinqertë, i drejtpërdrejte.

Është shprehur se nëse fiton çmimin e madh do t’iu dhuronte një shtëpi prindërve, ju si e komentoni këtë deklaratë të tij?

Kjo është edhe arsyeja e vetme pse është futur. Nuk ka arsye tjetër.

E shikoni si fitues të këtij reality show?

Është fitues.

Cilat janë hobet e Arbrit?

Muzika dhe futbolli.
Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Sytë drejt Teheranit! Izraeli pret sulmin dhe paralajmëron: Do të përgjigjemi

Sytë drejt Teheranit! Izraeli pret sulmin dhe paralajmëron: Do të përgjigjemi