BB5-Anila diskuton me Vlashin dhe Klaudjan

BB5-Anila diskuton me Vlashin dhe Klaudjan
Anila ka vënë re pëshpëritjet e Klaudjas e Vlashit, duke bërë thashetheme. Ajo thotë se e ka kuptuar që kanë qenë duke e tallur për faktin që nuk është e bukur, por i bën të ditur se nuk është bukuria ajo që bën diferencën mes njerëzve. “Nëse ju duket vetja të bukur ju të dyve, punë për ju, por mos u merrni me të tjerët”, i thotë e revoltuar Anila. Vlashi e mohon që të kenë folur për të, por e fajëson për faktin që ajo i ka dëgjuar duke folur. “Nga ajo mund të pres shumë gjëra, por ty me këtë bagazh, nuk ta fal”, i thotë Anila. Pasi banorët e tjerë largohen, në kopsht mbetet vetëm Anila dhe Françeska. Anila flet për veten dhe për marrëdhëniet me banorët në shtëpi, duke thënë: “Mua po më bien shumë në qafë”. Françeska mendon se Anila është një banore e formuar dhe se këtë gjë ua ka shprehur edhe të tjerëve. Për Klaudjan thotë se di të debatojë mirë, por Anila i ndërhyn teksa është duke folur, dhe i thotë se Klaudja nuk di që të debatojë, por fakti që ajo ngre zërin, bën që të duket e tillë. Më pas vajzat flasin për të nominuarit dhe banorin që mund të dalë nga shtëpia ditën e sotme. Françeska mendon se ka mundësi që të dalë edhe Ermira, por nuk do të donte që të dilte ajo. “Unë dua që të dalë Klaudja”, shprehet Françeska. “Edhe unë atë dua, se nuk ka qenë e angazhuar fare këtë kohë”, shprehet Anila.(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

PD e akuzoi se grabitën prona në Vuno, Rama: Baltë mbi familjen time, shihemi në gjyq! Duzina e trashëgimtarëve të pronave të stërgjyshit s’kanë marrë certifikatë

PD e akuzoi se grabitën prona në Vuno, Rama: Baltë mbi familjen time, shihemi në gjyq! Duzina e trashëgimtarëve të pronave të stërgjyshit s’kanë marrë certifikatë