BB5, Anjeza Haxhiaj:
Goxha meshkuj në shtëpi

BB5, Anjeza Haxhiaj:<br />Goxha meshkuj në shtëpi
Mjaftuan shtatë javë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, për ta bërë të njohur për publikun shqiptar. Anjeza Haxhiaj ish- banore e edicionit të 2-të të Big Brother Albania, do të cilësohej nga të gjithë si një nga vajzat më trendy të këtij reality show. Ajo që ra në sy nuk ishte vetëm pamja e saj, por edhe lidhja që ajo pati me një Arionin një tjetër banorë të BB2. Një raport ky që rezultoi ishte i suksseshëm vetëm brenda ‘mureve të shtëpisë”. Në një intervistë për Shqiptarja. Com Anjeza vlerëson se ky Big Brother ka meshkuj shumë të bukur,ndërsa rrëfen edhe miqësinë e saj me Gracianon. Anjeza flet edhe për eksperiencën e saj në këtë reality show, si dhe për lidhjet që krijohen aty brenda . Fama që të jep Big Brother thotë ajo, është një si një flakë që shuhet shpejtë, nëse nuk je i aftë ta menaxhosh.

E ndiqni Big Brother 5?


Po e kam ndjekur. Mendojë se organizatorët e Big Brother këtë vit kanë bërë një përzgjedhje interesante të banorëve të rinj.
A keni njohje me ndonjë nga banorët?

Po kam njohje me Gracianon .

Si ju duket ai brenda shtëpisë së Big Brother?

Edhe pse është një nga banorët më të vegjël aty brenda është shumë aktiv dhe i çiltër. Mendojë që Graciano sjellë harmoni brenda shtëpisë së BB.

Sa real ju duket ai brenda shtëpisë?

Graciano është i njëjti si brenda dhe jashtë shtëpisë. Vëzhgueshmëria 24 orë në 24 nuk ka ndikuar aspak tek ai. Mendojë që Graciano po jeton ditët e tij siç është edhe jashtë shtëpisë.

A keni banorë të tjerë të preferuar në BB?

Përveç Gracianos më pëlqen edhe Flori. Ai më duket një njeri shumë pozitiv, i cili flet pak e saktë.

Po nga konkurrentet femra, keni ndonjë të preferuar?

Nuk kam pikasur ndonjë në veçanti. Mendova që këto dy konkurrentet e reja, që hyn javën e fundit (Klaudia dhe Franceska), do të sillnin risi brenda shtëpisë por nuk mendojë që po bëjnë ndonjë gjë të madhe. Ajo që do të veçoja është Gentiana, që edhe pse vjen nga një mentalitet tjetër i jep gjallëri Bigut.

Ky Big Brother ndryshe nga te tjerat, është cilësuar si një edicionet me më shumë meshkuj simpatikë. Ju vet si mendoni?

Mendojë se nga të 5-të edicionet e BB, ky ka bukuri masive te meshkujt. Megjithatë unë do ti kategorizoja në 2 bukuri, në bukuri femërore dhe bukuri mashkullore. Ata që për mendimin tim kanë më tepër hije mashkullore janë Ermali dhe Liami.

Meqënëse ju keni qënë vet konkurrente të BB, sa e vështirë është jetesa brenda shtëpisë?

Mendojë së vështirësia është vetëm 2 javët e para sa të ambientohesh me telekamerat, por më vonë edhe ato bëhen pjesë e jotja dhe e bashkëjetesës aty brenda.
Po përsa i përket lidhjeve që krijohen brenda shtëpsië sa reale janë ato. (Nisur nga fakti që dhe ju vet keni patur një lidhje me Arionin ish-konkurrentin e BB2)

Bazuar tek e përgjithshmja lidhjet brenda BB-së, nuk rezultojnë të jenë afatgjata. Kjo për faktin sepse krijohen si pasojë një afeksioni aty brenda. Duke qënë se je e izoluar nga bota jashtë në mënnyrë instiktive ti ke nevojë për një mbështetje aty brenda, dhe pa dashje e kupton që këtë afeksion e ke kthyer në një raport specifik.

Ju keni qënë banorë e BB2, pjesë e të cilës ishin edhe çifti më jetë gjatë I këtij realit show, Adela dhe Bjordi. Si e shikoni raportin e tyre?

Unë mendojë se Adela dhe Bjordi janë karaktere që plotësojnë njëri-tjetrin dhe prandaj lidhja e tyre zgjati.

Me çfarë po merreni aktualisht?

Prej më shumë se 2 vjet e gjysëm jam pjesëe stafit të një agjencie të njohur reklamash në Tiranë.

Si ka ndikuar Big Brother në jetën tuaj?

Ka ndikur pozitivisht por mendojë që fama që merr nga ai shuhet shpejtë, kur nuk di ta menaxhosh si duhet.

Ju si e keni menaxhuar?

Mendojë se e kam menaxhuar mirë, aq sa të ndihem komode me të.

Cili ka qënë një nga thashethemet më të këqija që keni dëgjjuar për veten?

Mendojë se pjesëmarrja në këtë lloj formati të bën të dëgjosh shumë thashetheme, por nuk mendojë që kanë qënë të rëndësishme.

Si reagoni ndaj tyre?

Tek un nuk kanë ndikuar aq shumë sa të kem një reagim specifik.

Çfarë mbani mend nga eksperienca juaj në BB?

Unë e kam shijuar shumë atë experiencë me të gjitha momentet e bukura dhe më pak të bukura, nuk di të specifikojë diçka të veçantë.

I ruani marrdhëniet me ish-banorët e tjerë të BB?

Falë natyrës sime të çiltër kam marrdhënie të mira më të gjithë banorët e BB2, por më shumë shoqëri kam më ish konkurrentët e BB1.

Keni pasur njohje të hershme me ta?

Njohjet tona erdhën si pasojë e aktiviteteve të ndryshme që organizonte Big Brother.

Dhe së fundi, cfarë mund të dimë më tepër për jetën tuaj personale?

Unë shijojë çdo moment të jetës, dhe aktualisht ndihem shumë komode në të gjitha aspektet e saj.
(xh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan