BB5, Babai Erionit: Ju rrëfejë të dashurën e tij në Greqi

BB5, Babai Erionit: Ju rrëfejë të dashurën e tij në Greqi
Njohjet e reja që do ta lidhnin më shumë me Shqipërinë, kanë qënë shtysa që konkurrenti i Big Brother Albania, Erion Dresa, ka shprehur përpara se ai të bëhej pjesë e këtij reality show. Mesa duket kjo dëshirë e tij do të bëhet realitet sepse vet Erioni është shprehur brenda shtëpisë, që nuk do të largohet më kurrë nga Shqipëria, ndonëse prej 10 vitesh jeton larg familjes së tij. Djali 24 vjeçar nga Tirana, prej më shumë se muaji është duke jetuar eksperiencën e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ai kishte i kishte provuar disa herë audicionet e BB madje ishte përzgjedhur nga organizatorët për të qënë pjesë e BB1, por për shkak të angazhimeve të tij nuk mundi të vinte dot në Shqipëri. Në një rrëfim për suplementin THASH&THEM babai i Erionit, Adnan Dresa, thotë se kjo nuk ishte vetëm një dëshirë e tij por edhe e nënës së tij, e cila ka humbur jetën një vit më parë. Një ngjarje kjo që Erioni e ka përjetuar shumë rënde pasi raporti i tij me nënën ka qënë shumë i veçantë. Adnani thotë se është i surprizuar nga sjellja e qetë e Erionit brenda BB. “Nuk e prisja Erin kaq të përmbajtur brenda shtëpisë , ai është një tip që i thyen njerëzit me të mire”, ka sqaruar Dresa. Ai flet edhe për ish - të dashurën e Erionit, duke pohuar se janë takuar para 2 vitesh në Tiranë, kur ajo kishte shkuar në shtëpinë e tyre. Ai thotë se marrëdhenia e tyre sot pas dy vitesh mund të mos jetë më e njëjta, por një gjë e di me siguri që ata kanë folur vazhdimisht me njëri-tjetrin, madje edhe ditën që Erioni do të hynte në Big Brother. Duke u ndalur te marrëdhënia mes Erionit dhe Klaudjas , ai mendon se Klaudja ndjen më shumë për Erionin.

E ndiqni Erionin?

E ndjekë rreth 14 orë në ditë.

Si ju duket ai brenda shtëpisë?

Nuk e prisja Erin kaq të përmbajtur brenda shtëpisë. Ne kishim shumë vite që jetonim larg njëri-tjetrit dhe shikoheshim 3- 4 herë në vit. Me hyrjen e tij në Big Brother po e njoh pak më tepër, sepse shumë gjëra që ai ka kaluar në Greqi, i kam marr vesh nga goja e tij tani.

Krahasuar me Erionin që është jashtë, si ju duket ai brenda shtëpisë?

Siç e thashë edhe më sipër ai është shumë i përmbajtur brenda shtëpisë. Ai nuk do dhe nuk di të ofendojë njeri. Eri është një tip që i thyen njerëzit me të mirë.

Mos është kjo një strategji loje e ndjekur prej tij?

Vet fjala BB është një “lojë”, por për mendimin tim ai është 99% vetvetja brenda shtëpisë.

Ka shprehur ai më përpara dëshirën për të marr pjesë në BB?

Erioni ka ardhur në Shqipëri në fillim të dhjetorit. Pak ditë para se të vinte ne po flisnim në Skype, ai kishte qënë 2-3 muaj pa punë në Greqi dhe unë i thashë që të vinte në Shqipëri sepse mu duk i mërzitur. Ai ka bërë ka bërë 3 herë aplikime për të marr pjesë në BB, pati një kërkesë nga organizotërt e Bigut për edicionin e parë, por nuk mundi të vinte për shkak të angazhimeve të tij në Athinë. Pas 2 javësh qëndrimi në Shqipëri i them ‘Tate”, kanë filluar aplikimet për BB, apliko edhe njëherë pasi mami kishte shumë dëshirë që ti të merrje pjesë në të.

Erioni ka deklaruar se pas mbarimit të BB nuk do të largohet më nga Shqipëria, si ndiheni?

Është një deklaratë që më ka pakësuar ilaçet e tensionit. Unë do të mundohesha ta mbaja këtu, por nuk do ta mbaja dot me zor. Kështu që jam shumë i lumtur që ai e mori vet këtë vendim për të qëndruar përfundimisht.

Si e shikoni raportin që ai ka me banorët brenda shtëpisë?

Eri është një njeri që nuk do grindje por vet ambienti dhe “loja”, kërkojnë diçka më tepër. Kam vënë re që kur bëhet muhabet dhe shaka ai është shumë i qetë, ndërsa kur shikon që ka grindje si mërzitet.

Në një nga provat e javës, ka thënë që ka pasur një histori dashurie me një vajzë që jeton nga Greqi, ju keni qenë në dijeni të këtij fakti?

Kam qënë në dijeni për këtë lidhje të tij, sepse në vitin 2010 dhe pikërisht Natën e Vitit të Ri, ajo erdhi poshtë shtëpisë sonë, foli me Erionin ne telefon dhe ai më pas e solli në shtëpi . Mesa di unë ajo është shqiptare me origjinë nga Saranda që jeton në Greqi.

Janë akoma bashkë?

Nuk e di sepse nga 2010 e deri tani mund të ketë pasur probleme mes tyre. Di vetëm që ajo e merrte në telefon madje deri tani vonë. Përpara se Eri të hynte në Big Brother shokët e tij që e përcollën më thanë që ata biseduan me njëri-tjetrin, pasi ajo nuk e besonte që ai do të merrte pjesë në këtë reality show. Por unë përsëri nuk di të them saktë deri në ç’pikë janë marrëdhëniet e tyre.

Në fakt një prej personave që ka njohur dhe që rri më afër është Klaudja, si ju duket marrëdhënia e tyre?

Unë dhe Eri s’kemi tabu jemi njerëz të hapur .(qesh)

Po sjellja Klaudjas karshi Erionit, si ju duket?

Nuk kam asnjë vërejtje sepse ai po mban qëndrimin më të mirë të mundshëm. Tek Klaudja shoh që ajo ndjen më shumë për Erionin, ndoshta dhe ai por nuk e ka treguar deri tani. Mua Klaudja më duket një vajzë normale dhe do të kisha dëshirë të pinim një kafe kur të dy të dilnin nga BB.

Do ta mbështesnit nëse do të lidheshin jashtë BB?

Vendimet e Erionit unë i kam mbështetur gjithmonë. Me këdo vajzë që ai do të zgjedhë të martohet nga unë s’do të ketë asnjë kundërshtim, megjithëse këshillat e mia do t’ia jap.

Në media është folur edhe për një histori dashurie, mes Erionit dhe një vajze, tjetër që thotë se është shoqe me Klaudjan, ju jeni në dijeni?

Për këtë vajzë nuk kam asnjë lloj informacioni dhe në fakt nuk dua të di më shumë sepse janë marrëdhenie të rinjsh.

Jeni takuar me prindërit e Klaudjas?

Kam takuar fare rastësisht mamanë e saj në një nga netët e spektaklit. Më ngrohën shumë fjalët e saj, kur tha që nuk dimë ku ta vëme Erionin, për shërbimin që ai i ka bërë Klaudjas kur ajo ishte sëmurë me temperaturë.

Jeni takuar herë tjetër?

Ajo ishte hera e parë edhe e fundit deri sot që po flasim.

Përveç Erionit keni ndonjë banorë tjetër të preferuar?

Më pëlqen Ermali. Mendojë që marrëdheniet mes tyre janë të mira.

E shikoni si fitues të këtij edicioni të pestë të BB?

Si finalistë e shikojë por si fitues nuk ma merr mendja sepse ata që do të ngelin në finale do të bëjnë “sherre”, dhe siç u shpreha edhe më sipër, Eri nuk di dhe nuk do të ofendojë njeri. Ai do të preferonte të dilte më mirë sesa të acarohej me njerëzit. Ai nuk është frikacakë por marrëdheniet e tij me njerëzit, do ti këtë gjithnjë sa më të mira dhe të shëndosha.

Si janë raportet tuaja?

Raporti im me Erin është 1000% i hapur. Ne flasim shumë lirshëm me njëri-tjetrin dhe e shikojmë njëri-tjetrin si shokë. Unë i kam krijuar vet këto raporte që në fillim me Erionin.

Sa i lidhur ka qënë Erioni më nënën e tij?

Edhe me atë ka pasur një marrëdhënie shumë të hapur, por fëmijet në përgjithësi i duan më shumë nënat. Kur shkonim në Greqi ai përkujdesej më tepër për të sesa për mua, i sillte lule dhe i qëndronte shumë afër, kjo edhe për faktin që ajo vitet e fundit ishte e sëmure. Megjithatë unë nga BB, e kam marr vesh sesa e kishte përjetuar ai humbjen e saj.

Si u ndjetë në momentin kur dëgjuat rrëfimin e tij?

Të them të drejtën atë rrëfim e shikojë shumë herë në You Tube, dhe aq herë sa e shoh aq herë emocionohem. Emociohem kur flas un me të sepse vura re që ai u prek dhe u lëndua shumë. Dëshira e nënës së tij ishte që ai ta provonte eksperiencën në BB, dhe ditën që do të hynte Erioni më pyeti “Tate”, është e vërtet që mami donte që unë të hyja në BB, dhe unë i thashë që kjo nuk ishte një dëshirë por një ëndërr e saj.
SU/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri