BB5, darkë romantike për
Françeskën e Ermalin

BB5, darkë romantike për<br />Françeskën e Ermalin
Kanë qenë 6 banorë të nominuar dhe ajo që ka lënë shtëpinë më të famshme në Shqipëri ishte Ermira. 24 vjecarja nga Erseka ka qënë banorja më pak e votuar nga publiku shqiptar, duke hequr dorë përfundimisht nga çmimi i madh.

Ndërkohë banorët e tjerë të BB, Klaudja, Edgari Graciano, Lorena dhe Anila i shpëtuan largimit nga shtëpia. Një tjetër moment interesat i spektaklit ishte edhe televotimi që u hap nga "Vëllai i Madh" dhe disa prej banorëve fituan një imunitet për dy javë. 5 banorët të cilët morën më shumë vota nga publiku do ta kenë të sigurt qëndrimin në shtëpi.

Surprizë e veçantë iu bë edhe Gentës, konkurrentes nga fshati Baban i Devollit . Ajo ndoqi një klip ku protagoniste ishte gjyshja e saj, e cila i uroi Gentës qëndrim të gjatë në shtëpinë e Big Brother. Genta u surprizua edhe nga mesazhi që i la nënë e saj, e cila u shpreh që ishte shumë e kënaqur me sjelljen e saj brenda shtëpisë së Big Brother. Gjatë mbrëmjes së spektaklit u diskutua edhe prova e dashurisë, e cila shkaktoi shumë debat mes çifteve në shtëpi. Françeska u lëndua nga Ermali kur ai foli për ish të dashurën e tij dhe qëndruan të ndarë për disa ditë, por pamë puthje shumë të zjarrta mes tyre këtë javë. "Zgjodha të ulesha te zemra e thyer për ti treguar Françeskës që historia ime ka mbaruar", tha Ermali, ndërsa Françeska u shpreh se tashmë është sqaruar me Ermalin dhe janë të lumtur me lidhjen e tyre. Ndërkohë Erioni ka pohuar që ndjen akoma për të ish të dashurën e tij, e cila jeton në Greqi, por ndjen njëkohësisht edhe për Klaudjan. Ndërsa Klaudja u shpreh se, nuk e ka kuptuar fare sjelljen e Erionit. Graciano thotë se ai dhe Lorena tentuan që të largoheshin, por përsëri janë bashkë. Opinionisti Arjan Konomi tha se sjellja e djemve është mungesë sinqeriteti ndaj dy vajzave konkretisht Klaudjës dhe Françeskës. "Vajzat po më duken si viktima të djemve të pasinqertë" tha Ariani.

Një tjetër pjesë e rëndësishme kanë qënë edhe komentet që banorët kanë bërë për njëri-tjetrin. Ata ndoqën një klip ku secili prej të nominuarve ka zgjedhur një pre të tyren si banorin , që duhet të dalë duke dhënë edhe një arsye dhe nga ana tjetër kanë dhënë arsyet sepse ata duhet të vazhdojnë të qëndrojnë në Big Brother. Anila tha se, ajo nuk i ka sulmuar banorët, por kanë qenë ata që e kanë sulmuar për gjithçka dhe ajo vetëm është mbrojtur. Banorët nuk janë dakord me mendimin e saj dhe kështu lindi një debat në shtëpi. Arbëri tha se Anila flet gjatë gjithë kohës, ndërsa Vlashi pohoi se"Anila s'të lë radhë të flasësh". "Vëllai i Madh" u tregua bujar edhe me Ermalin e Françeskën, duke ju dhuruar atyre një darkë romantike. Përsa i përket provës së javës, ajo nuk u fitua nga banorët dhe në këtë drejtim buxheti i tyre edhe këtë javë do të jetë i përgjysmuar.
(xhk/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

PD akuza se grabitën prona në Vuno, Rama: Baltë mbi familjen time, shihemi në gjyq! Trashëgimtarët e pronave të stërgjyshit s’kanë marrë certifikatë

PD akuza se grabitën prona në Vuno, Rama: Baltë mbi familjen time, shihemi në gjyq! Trashëgimtarët e pronave të stërgjyshit s’kanë marrë certifikatë