BB5: Dilema “shekspiriane” e Erionit

BB5: Dilema “shekspiriane” e Erionit
Erioni ka qenë konkurrenti, që ka lenë një javë përpara finales, shtëpinë e Big Brother Albania, duke i hapur rrugë Ermalit, Françeskës, Gentës, Liamit dhe Arbrit që të jenë finalistët e edicionit të pestë. Por pavarësisht kësaj, 25 vjeçari nga Tirana shprehet se ndihet fitues, për 91 ditë qëndrimi në shtëpinë e Big Brother. I komentuar shumë për historinë e tij me Klaudjan brenda shtëpisë, por Erioni ende nuk i ka sqaruar situatat me të. Por në të njëjtën kohë nuk ka është sqaruar akoma edhe me ish të dashurën e tij në Greqi, të cilën pret ta takojë. Edhe qëndrimi i tij në Shqipëri, është më pikëpyetje, pasi ai nuk e ka vendosur nëse do të kthehet në Greqi, apo do të rri përfundimisht në Shqipëri, ku ka marr shumë oferta pune si barist.

Dolët një javë përpara finales, e kishe menduar që do dilje?

Me veten time unë jam fitues, nuk ka rëndësi nëse isha në finale apo një javë përpara saj. Thjesht kam arritur deri këtu në një mënyre ndryshe nga të tjerët dhe me një sjellje ndryshe nga të tjerët.

Si u ndjetë nga që nga fillimi e deri tani?

Eshtë një ndjenjë, që nuk e kisha përjetuar ndonjëherë. Gjërat që ndodhin aty janë të papritura dhe ku nuk të shkon mendja kurrë. Emocionet, surprizat, që përjetova aty ndodhën në një kohë shumë të shkurtër, saqë më përpara më janë dashur shumë vite ti provoja.

Ju keni konkurruar disa herë në BB, e kishit imagjinuar kështu apo ishte një eksperiencë e re?

Mund të them që nga brenda është shumë herë më e mirë sesa nga jashtë, pasi ta përjetosh vet një gjë është diçka ndryshe. Secili nga ne ka ndjesi të ndryshme, dikush ndjen më shumë dikush më pak. Për mua emocionet dhe adrenalina ishin në maksimum, ndaj mund të them që ishte përjetim që ishte i papërsëritshëm.

Cilin nga banorët keni ndjerë më afër, dhe kush nuk ju ka pëlqyer fare?

Nuk kam asnjë mendim të keq për asnjë nga banorët, për arsye se sjellja e tyre ndaj meje nuk ishte e keqe. Vetëm po të veçojmë ndonjë moment të disa personave, që është normale kur je në një izolim, dhe nuk ke kontakte me njerëzit jashtë, madje një gjë e vogël të duket e madhe. Gjithnjë ziheshim për gjëra të vogla që normalisht jashtë mund edhe mos të ndodhte gjë. Nuk i mbaj inatet jashtë shtëpisë, por banorët që mund të kem miqësi jashtë janë Ermali, Klaudja, Françeska, Graciano, etj

Le të ndalemi pak te Klaudja, si është marrëdhenia juaj?

Të jem i sinqertë deri tani unë kam bërë vetëm një telefonatë me Klaudjan. Kemi folur pak , por shumë gjëra janë në ajër dhe ne nuk i kemi biseduar. Kur të takohemi do ti sqaroj edhe do të jap shpjegime më të qarta.

Klaudja është shoqe për ju apo diçka më shumë?

Në këto momente mund të them që kam dëshirë të jem shoku i saj, por nuk i kemi biseduar gjërat 100 përqind.

Si e keni parë Klaudjan brenda në BB?

Ka qënë një nga banoret më potente, më të shkathëta dhe një nga banorët më ambicioze brenda në shtëpi.

Keni patur një moment zënke mes jush në BB, çfarë mund të na thoni?

Nuk ishte e qëllimshme ishte diçka mes shakasë dhe të vërtetës, se asnjëherë nuk do të ndodhte ashtu. Edhe Klaudja u bë pishman që foli me nerva edhe unë u solla keq, por asgjë më tepër.

Si u ndjetë kur ajo u rihyri në BB dhe ju tha “nuk ju pres jashtë”. E prisnit reagimin e saj?

Ishte mendimi i saj dhe unë do ta respektoj deri në fund. Prandaj e thashë edhe më sipër, që dua ta takojë, në mënyrë që t’i bisedojë gjërat me të.

Po me ish-të dashurën në Greqi, keni kontaktuar?

Kam folur në telefon me të. Ajo është e mërzitur për ngjarjet që kanë ndodhur brenda shtëpisë. Por edhe këto do ti sqarojë. Do të shkoj në Greqi për pak kohë, ta bisedojë sepse janë gjëra që nuk mund ti flasësh në telefon.

Kur ju keni qenë në BB, jeni përfolur edhe për një lidhje me një vajzë, që është shoqe me Klaudjan. Si qëndron e vërteta?

Ka qenë një lidhje 2 javore por kaq. Unë çdo që kam bërë e kam thënë dhe nuk kam mbajtur asgjë të fshehtë me asnjë nga vajzat.

Ndoqët ndonjë një strategji në BB?

Po ndoqa strategjinë e Erionit. Erioni siç është në jetën reale. U futa si Erioni dhe dola si Erioni. Shkova aty që të tregoja se kush është Erioni , shkova të tregoja anën time pozitive dhe negative. Si zgjohem në mëngjes, si fle në darkë, si sillem me njerëzit që nuk i njoh, me karaktere dhe mosha të ndryshme dhe mund të them që ishte një nga komunikimet më të mira, që kam patur aty brenda.

Pse u pozicionuat me grupin e Ermalit dhe jo me atë të Liamit?

Nuk ishte pozicionim, sepse siç e thashë edhe më parë më pëlqen të luaj lojën time. Unë rrija me Ermalin sepse kemi një moshë, ndanim të njëjtat mendime, kishim gjëra që i bënim të dy, përshembull lojërat. Nuk ndoqa lojën e askujt, asnjëherë nuk kam folur për nominime dhe për strategji me Ermalin dhe grupin e tij. Liami nuk më pëlqente për arsye sepse e dija që ai bën lojë, flet për nomimime dhe kjo që mua nuk më përshtatet, nuk është në karakterin tim.

Si ju duken 5 finalistët?

Secili ka eksperiencat, karakterin dhe pozicionimin e tij.

Si mund ti përshkruanit me një fjali?

Ermali: Është një djalë shumë i zgjuar dhe i sjellshëm.

Françeska : Një vajzë 18-vjeçare që mund të jap një mesazh, se ka edhe 18 vjeçare jo vetëm të bukura por edhe të zgjuara.

Arbëri: Në fillim nuk kam pasur mendim të mire për të, por me kalimin e kohës më tregoi që është një djalë me vlera.

Liami: Tip i zgjuar , di ti përdor momentet e mira dhe të këqija të një personi.

Genta : Genta është Genta.

Si e komentoi babai lojën tuaj, meqënëse jeni shumë të lidhur?

“Tata” ishte shumë i kënaqur me lojën time. Ne kemi një marrëdhënie shoqërore, nuk kemi frikë të shprehemi me njëri tjetrin. Ai më përshtatet mua dhe unë atij.

Pjesëmarrja në BB ka qenë një ëndërr e hershme e nënës suaj, mendoni që ia përmbushët këtë dëshirë?

100 përqind. Unë besoj se ajo më ndjek aty ku është.

Keni thënë në BB që nuk do të ktheheni më në Greqi, do të rrini këtu?

Kjo ka qenë një nga dëshirat e mamasë sime që unë të futusha në BB, që të ishim afër sepse unë dhe vëllai im kemi qenë gjithmonë larg .

Me çfarë po merreni tani?

Aktualisht jam pushim, por kam shumë propozime pune, për të punuar në klube të ndryshme këtu në Tiranë.

Ku do ti kaloni pushimet?

Do të marr Ermalin dhe do ikim në Korfuz dhe në Vjosë (qesh).

Është traditë për ish konkurrentët e BB, që dalin shpesh natën bashkë, do ti bashkoheni edhe ju jetës së natës?

Të dalim 10 veta bashkë nuk besoj se do ta bëj. Do dal me shumë pak veta me ata që unë ndjej më afër.

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie