BB5, Doloreza Kllogjeri :Klaudia “laraskë”, nuk kam gabuar kundrejt saj

BB5, Doloreza Kllogjeri :Klaudia “laraskë”, nuk kam gabuar kundrejt saj
Preferoi të ishte e drejtpërdrejtë dhe reale brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri por mesa duket nuk u pëlqye nga publiku shqiptar. Arkitektja Doloreza Kllogjeri e cila hyri dy javë më vonë në Big Brother Albania, rrëfen në një intervistë për suplementin THASH&THEM eksperiencën e saj në këtë reality shoë. Sipas saj, jetesa në shtëpi ishte shumë e vështirë pasi aty kishte më tepër intriga sesa momente të bukura. Ajo nuk heziton të thotë se, ndihet e lehtësuar që eksperienca e saj në BB mbaroi shpejt. Duke u ndalur te konfliktet e vazhdueshme me banoren e BB5 Klaudjan, ajo thotë se, kjo armiqësi e krijuar mes tyre, ishte iniciuar nga vet Klaudja. Ndonëse tanimë është jashtë shtëpisë së Big Brother Doloreza thotë se , të gjitha përkufizimet e saj për Klaudjan kanë qënë të duhurat, dhe se ajo nuk ka gabuar aspak kundrejt saj. 25 vjeçarja nga Gramshi sqaron edhe miqësinë e saj me Erionin, duke pohuar se ata janë vetëm shokë. Ajo flet edhe për lidhjet e krijuara brenda shtëpisë dhe mendon se ato bëhen vetëm për efekt loje. “Që po bëhet lojë kjo është e qartë, por do të më pëlqente që ta luanin më mirë, në mënyrë që edhe shikuesit ta shijonin më shumë”, shprehet ajo. Doloreza i është rikthyer tashmë punëve të saj të përditshme, dhe ndihet shumë e kënaqur. Jetën e saj personale e lidh edhe me profesionin e saj arkitekturën, me të cilin ndihet shumë e dashuruar.


Doloreza sapo ka përfunduar eksperienca juaj në Big Brother Albania, si ndiheni?

Ndihem shumë e lehtësuar që dola nga Big Brother.

Ditën që dolet nga shtëpia keni qarë ishin lot gëzimi apo hidhërimi?

Mund të them se, ishin të dyja njëkohësisht.

Si ishte jetesa në BB?

Ishte e vështirë sepse kishte më tepër intriga brenda shtëpisë, sesa gjëra të bukura.

Ishte ashtu si ju e kishit imagjinuar?

Në fakt ishte komplet ndryshe nga sa e kisha imagjinuar.

Jeni shprehur se nuk keni ndjekur strategji në lojën tuaj, pse vepruat kështu?

Nuk ndoqa një strategji të veçantë sepse nuk më pëlqen të bëj strategji. Unë preferojë të jem e drejtpërdrejte dhe reale.

Nëse do të kishit ndjekur një strategji të veçantë, mendoni se do të ishit brenda shtëpisë sot?
Them se po .

Keni deklaruar se niveli brenda shtëpisë ishte shumë i dobët, pse?

Nuk kam deklaruar që niveli aty brenda ishte i dobët apo i lartë. Thjesht kam nënvizuar faktin që nuk ishte niveli i tillë, që mund të bëje një bisedë sociale apo diçka të tillë, në mënyrë që të përcillinim një mesazh pozitiv që audiencën që na ndiqte.

Këtë fakt e keni diskutuar edhe me Edgarin brenda shtëpisë, po Edgari si ju dukej?

Edgari është një njeri me shumë bagazh, por fakti që ka hyrë që në fillim në Big Brother e ka ndihmuar shumë.

Ju kemi parë të debatonit shpesh me Klaudjan brenda shtëpisë, pse kjo “armiqësi” mes jush?

Ajo ishte një armiqësi e iniciuar prej saj.

Njiheni që jashtë?

Absolutisht jo.

Mendoni se ishte Erioni shkaku i zënkave tuaja?

Besoj që ky ishte shkaku i Klaudjas.

Zënkat tuaja shpesh kanë përfunduar edhe me ofendime, ju e keni quajtur "laraskë" apo "hija e zezë e Erionit", tani që jeni jashtë mendoni që jeni nxituar?

Mendojë se nuk kam gabuar në përkufizimin tim kundrejtë Klaudjas.

Do të ruani kontakte kur edhe Klaudja të dal nga shtëpia e BB?

Se besoj.

Po për lidhjet brenda shtëpisë cfarë mendimi keni?

Që po bëhet lojë kjo është e qartë, por do të më pëlqente që ta luanin më mirë, në mënyrë që edhe shikuesit ta shijonin më shumë. (qesh)

Si do ta cilësonit marrëdhenien tuaj me Erionin?

Marrëdhënia ime me Erionin ishte thjesht miqësi.

Ishte një marrëdhenie shoqërore?

Them se po.

Kush ka qënë banori që ju ka tërhequr më shumë?

Nuk kam ndonjë tërheqje për ndonjë banorë në veçanti .

Cfarë mendimi keni për vajzat brenda shtëpisë?

Mendojë se vajzat duhet të kujdesen më shumë për shtëpinë.


Doloreza, ju jeni arkitekte si ju duk arredimi i shtëpisë më të famshme në Shqipëri?

Në radhë të parë ju falenderojë shumë për pyetjen, sepse e kam pritur gjatë këtë pyetje (qesh). Ishte një kombinim perfekt ndërmjet interior design dhe skenografisë, me një shije të hollë dhe shumë koherente.


I ndiqni banorët tani që jeni jashtë?

Do të doja shumë ti ndiqja, por impenjimet e mia nuk ma kanë lejuar një gjë të tillë.

Nëse do të riktheheshit përsëri në BB, do ta ndryshonit strategjine e lojës suaj?

Në sjelljen time nuk do të ndryshonte asgjë.

Cilat ishin komentet dhe thashethemet që dëgjuat për veten pasi dolët nga BB?

Komentet kanë qënë nga më të ndryshmet, pozitive dhe negative. Por ajo që dua të theksojë , është që shumica kanë qënë komente pozitive..

Mendoni që BB, ju bëri një person të njohur?

Besoj se po.

Çfarë do të mbani mend nga kjo eksperiencë?

Ajo që do të mbaj mend nga ky reality shou, është që në jetë nuk ka vetëm njerëz të mirë edhe të drejtë.

Çfarë ishte gjëja e parë që bëtë kur dolët nga BB?

U ç’malla me familjen time, pasi më kishte munguar shumë.

Me çfarë po merreni aktualisht?

I jam rikthyer profesionit tim dhe po punojë për projektet që aktualisht kam në dorë.

Brenda shtëpise nuk folët shumë për jetën tuaj personale, në fakt si është ajo?

Derisa nuk kam folur do të thotë që nuk kam patur ndonjë gjë të veçantë për të thënë.

Jeni e dashuruar?

Po (qesh)...jam e dashuruar pas profesionit tim.

Tani që eksperienca juaj në BB mbaroi, cilit prej banorëve do t’ia uronit fitoren dhe pse?

I uroj fat të gjithëve dhe fitoftë më i miri (qesh).

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

PD akuza se grabitën prona në Vuno, Rama: Baltë mbi familjen time, shihemi në gjyq! Duzina e trashëgimtarëve të pronave të stërgjyshit s’kanë marrë certifikatë

PD akuza se grabitën prona në Vuno, Rama: Baltë mbi familjen time, shihemi në gjyq! Duzina e trashëgimtarëve të pronave të stërgjyshit s’kanë marrë certifikatë