Fillon alegoria në shtëpinë e Big Brother, ku Ermali, Françeska e Graciano hipin mbi kolltuk duke kërcyer, ndërsa pjesa tjetër e banorëve kërcejnë rrotull tyre. Ndërsa banorët vazhdojnë të kërcejnë me njëri-tjetrin, Graciano del në kopsht dhe fillon të bisedojë me Edgarin, i cili është i shqetësuar për papastërtinë në shtëpi. Më vonë ata diskutojnë për spektaklin e ditës së shtunë. Edgarit do t’i pëlqente që të futej një banor shumë i spikatur ditën e shtunë, në mënyrë që të vërë në lëvizje pjesën tjetër të banorëve. Pak më vonë atje shkon edhe Genta, e cila vë re që Edgari është i mërzitur nga diçka dhe e pyet. Edgari shprehet me fjalë të ashpra për banorët, duke thënë se i vjen ndot nga të gjithë dhe se ka kuptuar që nuk mund ta lërë vajzën e tij që të marrë pjesë në kompeticione të tillë. Ai thotë se banorët janë shumë të papastër dhe se kjo gjë e shqetëson shumë. Edgari thekson se gjithmonë mundohet që të marrë të mirën nga diçka dhe se kjo është gjëja më e rëndësishme që ka arritur të kuptojë. Edgari flet shumë i indinjuar edhe pasi atje shkojnë edhe disa nga banorët e tjerë. “Unë zihem me gruan kur gjej qime në banjë”, shprehet Edgari.(xh.k/shqiptarja.com)