BB5, eleminohet Edgari
Klaudia-Erionit: Nuk të pres

BB5, eleminohet Edgari<br />Klaudia-Erionit: Nuk të pres
Një tjetër banor që i ka thënë “lamturmirë” eksperiencës së tij në Big Brother, ka qenë Edgari. 52 vjeçari nga Tirana, i cili jetoi përreth 2 muaj brenda shtëpisë së BB, ka hequr dorë nga çmimi i madh prej 100 milionë lekësh. Edi ka qenë një nga banorët më të komentuar, brenda shtëpisë dhe një nga pretendentët për të qenë fitues i edicionit të pestë të BB. Eksperienca e tij në BB, nuk ka qenë shumë e lehtë, pasi një muaj më parë bashkëshortja e tij, ka humbur fëmijën e tyre. Edgari Çani është babai i futbollistit të kombëtares shqiptare, Edgar Çani. Ndërkaq loja vazhdon për Dritanin dhe Arbrin. Të njëjtin mendim me publikun duket se ka ndarë edhe opinionisti, Arjan Konomi, i cili u shpreh se, “unë do të kisha votuar Edgarin , për t’i dhënë Dritanit një mundësi më tepër brenda shtëpisë”. Në shtëpinë e BB nuk kanë munguar as debatet, dhe të konfrotime ka pasur mes Limait dhe Edgarit. Ata akuzuan njëri-tjetrin se nuk përballen asnjëherë Edi tha që në çdo temë që ne hapim, ti devijon nga temat që unë hap. Në këtë debat ka ndërhyrë edhe Graciano, i cili ka thenë se Liami është një njeri shumë e ulët. Ermali të cilin e kanë akuzuar se ka renë në një gjumë letargjik, është përgjigjur se, “unë po shikoj sesi po veprojnë këta, qetësia ime është qetësi studimi dhe unë po shikojë se çfarë po bëjnë këta”. Një moment i bukur i spektaklit ishte edhe surpriza e rezervuar për Gracianon. Ai kishte shprehur se i mungonte motra e vogël, dhe për të u shfaq një video ku protagoniste ishte pikërisht motra e tij 7 vjeçare. Ajo i shkruante një letër ku i rrëfente se e dontë shumë. Ersi ishte futur në shtëpinë e BB ku kërcyen sëbashku.
Edhe Erionit i ishte përgatitur një surprizë, ai pati një takim me Klaudjan. Erioni u shpreh se, “ nuk ndodhen gjëra më serioze mes tyre, për shkak të ish të dashurës që ai kishte në Greqi. Klaudja tha se, “ unë të ndjekur por ti nuk më ke përmendur fare brenda shtëpisë”. Ndërkohë Erioni i kërkoi që ajo ta priste, të sqaronte të marrëdhenien me ish të dashurën e tij, dhe më pas do të mund të lidhej me Klaudjan. Por Klaudja u shpreh se, “ajo nuk kishte ndërmend ta priste dhe për këtë ndihej e keqardhur. Klaudja u shpreh se ai, duhet të tregohet më i vendosur”.
Por në Big Brother ka pasur edhe një tjetër eleminim. Në shtëpi ndodhej një telefon, të cilin e ngriti Graciano. Vëllai i Madh, i komunikoi atij se duhet të nxirrte në nominim dy nga miqtë e tij më të mirë dhe Graciano zgjodhi të nominojë Erionin dhe Grandiolën. Më pas banorët votuan unanimisht për të nxjerrë në nomimin Grandiolën dhe për të u hap një televotim.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje