BB5: Eleminohet Graciano,
Genta vazhdon lojën

BB5: Eleminohet Graciano,<br />Genta vazhdon lojën
Graciano ka qenë një tjetër banor, i cili ka lënë shtëpinë e Big Brother. 19-vjeçari nga Tirana, ka qenë banori më pak i votuar nga publiku shqiptar, duke hequr dorë nga çmimi prej 100 milionë lekësh. "I kam dhënë shumë kësaj shtëpie dhe do të doja të rrija akoma, është shprehur Graciano, ndërsa Genta tha se, " jam e keqardhur që dola në nominim me Gracianon sepse e vlerësoj shumë". Ndërsa opinionisti I BB, Arjan Konomi u shpreh se, "të dy banorët ishin interesantë dhe ndodh shumë rrallë, që të jenë dy protagonistë të fortë në nominim. Te Graciano ka ndikuar ky nominim, sepse është urtësuar shumë këtë javë, tha Konomi, ndërsa shtoi se, Genta duhet të qëndronte, sepse kërkon mbështetjen tonë dhe të publikut shqiptar". Një moment i rëndësishëm ka qenë edhe ekzekutimi i provës së javës. Ditën e mërkurë banorët janë zgjuar në një shtëpi të veshur me fije të kuqe, që u kthyen në pengesa të qarkullimit të tyre të lirë në shtëpi. Ata nuk duhet t'i këpusnin, por të kryenin çdo veprim duke i kaluar me kujdes. Simbolika e provës javore ishte procesi i integrimit të Shqipërisë në Europë. Barrierat që duhet të kalojmë për të plotësuar kriteret e hyrjes në BB, në një formë simbolike do t'i superojmë sot. Në kuadër të muajit europian, i ftuar në shtëpinë e Big Brother ishte Ambasadori i Bashkimit Europian, Ettore Sequi. Sequi u shpreh se, " Europa është e rëndësishme për të gjithë qytetarët shqiptarë, për të patur një jetë të mirë, e veçanërisht për të rinjtë. Për shqiptarët ky vit është shumë i rëndësishëm pasi është edhe 100 vjetori i pavarësisë së shtetit shqiptar", pohoi Sequi. Të gjithë banorët dolën në oborr ku takojnë z. Sequi, e ai I ftoi ata të vendosen pranë një harte. Në një glob ishin 9 pyetje për banorët në lidhje me Europën. Të gjithë banorët u përgjigjen saktë dhe prova u konsiderua e kaluar me sukses. Por mbrëmja e spektaklit nuk kaloi pa debate. Liami dhe Ermali u konfrontuan me njëri-tjerin. Ermali tha se unë kam debatuar gjithnjë dhe nuk flas cepave të shtëpisë ashtu sikurse Liami. Ndërsa Liami u shpreh se: "Ermali nuk flet dhe më ingranon mua më tepër. Unë debatoj me Ermalin dhe nuk shoh diçka të tijën, por është Ermali dhe Françeska bashkë”. Duke u ndalur tek këto debate opinionisti Arjan Konomi tha se, grupimet brenda shtëpisë janë shumë të qarta, dhe se Ermali e Liami janë dy togerët e skuadrave, prandaj dhe debatet janë shumë të forta mes tyre. Një surprise i ishte rezervuar edhe Gertës. “Vëllai i Madh”, i kishte përgatitur një video, ku ajo shfaqej gjatë gjithë kohës me taka. Në këtë mënyrë ai i solli asaj një palë sandale të larta 22 cm, me atë të cilave Gerta mori një zarf, ku shkruhej se banorët e BB, mund të bënin shopping Brenda shtëpisë. Dritani është një nga banorët e rinj të shtëpisë, por është integruar pa problem, duke u afruar së fundi me Liamin, me të cilin kalon shumë kohë në shtëpi. Për ishte rezervuar një surprizë. Ai zhvilloi një bisedë telefonike me mamanë e tij që është e sëmurë në Itali. Ajo i tha të vazhdonte përpara me lojën e tij në BB dhe se ndihej shumë krenare për të. Në spektakël nuk mungoi edhe një moment gazmor, dhe ishte pikërisht një sfidë mes Gentës poeteshës së bejteve dhe Safet Shirkës, ku të gjithë e mbajmë mend nga "Albanias Got Talent", ku ai bënte bejte hip-hop. Në një ring në oborr Genta e Safeti bën një duel me bejte, ku me anë të duartrokitjeve të publikut, Genta u shpall fituese.(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf