BB5- Erioni- Klaudjas: Të shikojë vetëm si shoqe

BB5- Erioni- Klaudjas: Të shikojë vetëm si shoqe
Erioni dhe Klaudja takohen rastësisht në kuzhinë dhe përballen me njëri-tjetrin, lidhur me marrëdhënien që kanë menduar të kenë me njëri-tjetrin që tani e tutje.
Erioni thotë se opinionisti nuk i ka bërë pyetjen e duhur gjet spektaklit, natën e mbrëmshme. Erioni thotë se nëse do ta kishte pyetur nëse i intereson më Klaudja, ai do t’i kishte thënë me plot gojën se nuk i intereson. Erioni pranon që një pjesë të fajit e ka pasur vetë, për sa i përket marrëdhënies që ishte duke krijuar me të. Klaudja i bën të ditur se në momentin që ai do të shprehë se tashmë nuk ë ka më atë pëlqyeshmëri për Klaudjan, ajo ka të drejtën që të flasë dhe të thotë se si nisi dhe se pse marrëdhënia e tyre përfundoi në këtë mënyrë. Erioni thotë se tashmë e konsideron si shoqe, ndërsa Klaudja i thotë se ajo këtë gjë e ka ditur pak a shumë që në fillim, por duhet që ta sqarojë edhe me publikun.
Klaudja thotë se ka mbyllur muhabetin dhe se këtë ia ka thënë edhe Arbanës në dhomën e rrëfimit, por shton se i takon asaj nëse do të pranojë që ta ketë vetëm shok apo jo.(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Rama publikon pamjet e pushuesve në plazh dhe ironizon: Jala plot me patronazhistë

VIDEO/ Rama publikon pamjet e pushuesve në plazh dhe ironizon: Jala plot me patronazhistë