BB5-Ermali VS Liami
Banorët ndahen në grupe sulmojnë njeri-tjetrin

BB5-Ermali VS Liami <br />Banorët ndahen në grupe sulmojnë njeri-tjetrin
Më shumë se dy muaj qëndrim në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ka bërë që banorët e Big Brother të ndahen në dy grupe. Liderët e dy grupeve brenda shtëpisë janë Ermali, që ka me mbështetjen e Françekës, Gentës, Gracianos, dhe Erionit. Ndërsa nga ana tjetër është grupi që kryesohet nga Liam, dhe që ka si aleat Gertën, Arbrin dhe Dritanin. Liami, Gerta dhe Tani diskutojnë me njëri-tjetrin për Ermalin dhe sjelljen e tij kundrejt Gentës. Liami mendon se ai bën rolin viktimës dhe ndërkohë është duke bërë lojë individuale. "Ai do të arrijë të thyejë betimin që dha gjatë spektaklit dhe kjo do të jetë arritje për në", shprehet Gerta. Ndërsa Liami thotë se do të merret personalisht me të dhe do ta demaskojë lidhur me lojën që po bën. Ndërsa Ermali në dhomën e gjumit u flet banorëve për lojën e grupit tjetër. Ai thotë se grupi me në krye Liamin mendon që të nxjerrë në nominim njërin prej banorëve të grupit të tyre, ndërsa Ermali propozon që ata të nxjerrin në nominim Tanin. Ermali thotë se e njeh shumë mirë strategjinë që po përdor Liami për lojën, pasi ata e kanë diskutuar me njëri-tjetrin para shumë javësh.
Ndërkaq Graciano, Ermali e Erioni qëndrojnë në oborr duke biseduar për grupet në shtëpi dhe nominimet. Ermali thotë për grupin e Liamit se dhe kur hanë mëngjes, ulen të katërt bashkë. Erioni shton se me ta është ulur dhe Genta, e Ermali thotë se kjo nuk është problem. Graciano përgjigjet se Ermali duhet të tregohet i sinqertë e të pohojë që e ka problem po të ikë Genta nga grupi i tyre tek grupi i Liamit, pasi do t'i prishen llogaritë.
Ermali nuk e pranon këtë fakt e thotë se më e keqja që mund të ndodh është të dalë në nominim ai me Françeskën. Graciano thotë që ky do të ishte problem për të, pasi mund të largohet Françeska e Ermali thotë për veten se dhe po të dalë në nominim me banorët e tjerë nuk e ka problem. Erioni shton se nuk ka përse të bëhet problem kjo gjë e Graciano i thotë se djemtë po shtiren që po hiqen me kaq indiferentizëm. Së fundi në oborr mblidhen të gjithë banorët e Liami me Tanin flasin për planet e jetës që kanë për kur të mbarojë loja e BB. Françeska sapo afrohet në oborr, debaton me Gracianon për cigaret duke i thënë se nuk e duron dot tymin që në mëngjes, e i kërkon atij të largohet. Graciano më pas largohet, e Erioni qesh, ndërsa Françeska thotë se shakatë e Gracianos, vetëm Erionin e bëjnë për të qeshur.

Ermali - Gentës : Mos i jep rëndësi Liamit"

Genta hyn brenda dhe krijon një debat të vogël me banorët që ndodhen në dhomën e gjumit: Erionin, Ermalin e Françeskën, lidhur me disa rroba të sajat. "Shko ankohu te shoku yt Liami", i thotë Erioni, mendimin të cilit e përkrah edhe Ermali. Pasi ajo ikën, të tre fillojnë të komentojnë sjelljen e saj, duke thënë se këtë javë nga ndryshuar për shkak të nominimit. Pasi Genta shkon brenda, Ermali i thotë asaj se kishte shumë kohë që nuk fliste me Liamin, por gjatë ditës e ka parë bashkë me Liamin duke biseduar. "Ju pashë gjithë afrimitet", i thotë Ermali, ndërsa Genta ia sqaron situatën. Ajo i tregon për bisedën që ka bërë me Liamin dhe për fjalët e Liamit për Ermalin, i cili i ka thënë se ka qenë strategjia e Ermalit që Gent doli në nominim, pasi grupi i tyre nuk bënë enkas plane për të nominuar një banor të grupit të tyre. "Do ta bëjmë këtë javë", shprehet Ermali. Ermali e Françeska e gjykojnë Gentën për faktin që ka ndenjur me Liamin për shumë kohë, ndërsa ajo i thotë Ermalit se edhe ai të njëjtën gjë bëri me Arbrin ditën e djeshme, por ajo nuk e gjykoi për këtë fakt. "Shko te Liami dhe lëri fjalët", i thotë Erioni, ndërsa Genta i tregon se nuk i intereson mendimi i asnjërit prej tyre dhe vazhdon të thotë: "Unë nuk jam qen, që të më mbajnë të lidhur me zinxhir". "Mos ia trego vlerësimin tënd", e këshillon Ermali. Ai thotë se Genta pa dashur i bën të kuptojë atij se është më i zgjuar se ai. "Po të jetë për vlerësim, ka qenë Françeska ajo që ia ka dhënë dorën e i ka thënë: Bravo, je konkurrent i fortë", shprehet Genta. "Mos e përmend fare emrin time, dëgjove?!", i thotë Françeska. "Unë e kam vetë parim, që nuk i jap rëndësi tjetrit", shprehet Ermali.

Liami- Gentës: Je dele e Ermalit

Arbër dhe Liami shkojnë brenda dhe Genta duke i parë u shkon pranë. Arbër i thotë se dëshiron që të flasë me Liamin dhe i kërkon Gentës që të largohet, por Genta nuk e bën një gjë të tillë. Ajo u thotë djemve se do që të dijë se çfarë po bisedojnë ata dhe Liami fillon që t'i flasë keq për grupin ku ajo bën pjesë. Fakti që ajo doli në nominim prej katër votave të grupit kundërshtar dhe se Grupi i Gentës nuk nominuan të njëjtin person bëri që ata të interpretojnë si një përdorje nga ana e Ermalit këtë gjë. Liami i thotë Gentës se Liami po e përdor atë si dele sepse ata nuk mundën që të dominonin një banor nga grupi tjetër edhe pse kishin 5 vota. Genta u thotë se kjo nuk është e vërtetë, por ata nuk kanë bërë plane nominimi dhe rrinë bashkë sepse përshtaten më shumë. Më pas me kërkesën e djemve Genta Largohet dhe aty mbeten vetëm Liami e Arbri. Arbër i kërkon Liamit që të fillojë bisedën për të cilën e ka thirrur aty dhe Liami fillon të flasë për shqetësimin e tij se Arbër po del nga grupi dhe po bashkohet më shumë me grupin kundërshtar. Liami i thotë Arbrit se ai ka vënë re se ai është distancuar dhe për më tepër i vjen keq për një shprehje që Ermali i kishte thënë arbrit dhe që Liami e dëgjoi gjatë klipit të thashethemeve. "Ti mban në lojë tre vetë" i kishte thënë Ermali Arbrit dhe Liami i thotë "do të doja që ti t'i jepje një përgjigje Ermalit për këtë". Arbër i thotë "unë thjesht e mora si një këshillë". Liami i thotë Arbrit se ai nuk mund të afrohet me grupin kundërshtar sepse ata e kanë quajtur për një kohë të gjatë e kanë quajtur "kopje e Liamit". Arbër i thotë se kjo për të është një gjë naive dhe atij nuk i intereson fare se çfarë thonë të tjerët sepse ai ka qenë gjatë në nominim dhe publiku nuk do të donte një kopje nëse origjinali është brenda dhe ai do të kishte dalë. Liami i thotë Arbrit se Ermali ia ka thënë atë gjë me tendencë në mënyrë që ai të lëkundej dhe të largohej nga grupi. Pas një bisede për disa minuta me radhë dy djemtë sqarohen. Arbër i thotë Liamit se ai me Ermalin pëlqen që të bisedojë rreth temave të caktuara sepse e konsideron si një djalë të zgjuar dhe me një bagazh të mirë njohurish, por për lojën nuk i pëlqen të luajë si ai.(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot