BB5, Ermira Kaso: Liami do të jetë fituesi i Big Brother 5

BB5, Ermira Kaso: Liami do të jetë fituesi i Big Brother 5
Ishte shprehur se një nga armët e saj më të forta ishte komunukimi, por mesa duket brenda shtëpisë së Big Brother Albania, nuk rezultoi të ishte kështu. 24 vjeçarja nga Erseka, Ermira Kaso ka dal nga shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe tani i është rikthyer jetës së saj përditshme. “Ndihem mirë që dola sepse më fund po flas me njerëz që më kuptojnë”, shprehet Ermira në një intervistë për suplementin THASH&THEM. Ish- konkurrentja tregon se,” nuk ka ndjekur asnjë strategji të veçantë brenda BB, dhe se qëllimi i saj kryesor ishte të dëfrente dhe të njihte njerëz të rinj. Ajo thotë se pjesa “adoleshente” e shtëpisë, si Françeska, Graciano, Lorena etj, nuk i kuptuan asnjëherë shakat e saj, pasi ishin komercial në maksimum. Duke u ndalur te debatet e saj me Anilën, ajo thotë se,” Anila është një femër që bëhet vegël e banorëve të shtëpisë, dhe që shkel mbi veten e saj”. Sipas saj, banori më i fortë dhe që ka më shumë probabilitet ta fitojë këtë reality show, është Liami sepse ka zgjuarsinë dhe vetmohimin për gjërat që ai do. Ermira komenton edhe lidhjet brenda shtëpisë, duke nënvizuar se Klaudja dhe Erioni janë më realët nga të gjitha çiftet e shtëpisë.

Ermira sapo ka përfunduar eksperienca juaj në BB, si ndiheni?

Ndihem mirë, më në fund po flas me njerëz që më kuptojnë. Jo se brenda kishte njerëz që nuk më kuptonin por për strategjinë që kishin zgjedhur, bënim sikur nuk më kuptonin.

Me cilët nga banorët e shtëpisë kishit marrëdhenie më të mira?

Edi më kuptonte dhe e tregonte këtë gjë, pra ai ishte anakronik si unë. Edhe pse kishim mosha të ndryshme unë ndihesha mirë me të. Edhe me Klaudjan kuptohesha jo në të gjitha aspektet por ajo nuk kapej më mua për gjëra koti. Ermali ishte gjithashtu një nga njerëzit më kuptonte por pa Françeskën në mes. Ndërsa me Erionin mund të them që nuk kishim nevojë të merreshim vesh me fjalë, pasi kuptoheshim me sy. Marrëdhënie shumë të mira kam pasur edhe me Liamin, që për mendimin tim është fitues i këtij Big Brother.

Pse mendoni që do të jetë pikërisht Liami ai që do ta fitojë këtë edicion të pestë?

Sepse ai ka zgjuarsinë dhe cilësinë e vet mohimit për gjërat që ai do. Është makiavelin në sensin e mirë të fjalës dhe i lejohet që të përdor çdo mjet, për të arritur qëllimin e tij, sepse realisht nuk ka se çfarë të humb.

Me cilin nga banorët do të mbash kontakte kur të mbarojë ky reality show?

Besoj se do takohem me Klaudjan, Erionin, Ermalin, Liamin për sa kohë që ai do rri në Shqipëri dhe me siguri me Edgarin.

Keni takuar ndonjë nga banorët e eleminuar?

Jo nuk kam takuar asnjërin prej tyre.

Ermira, si ju duken lidhjet brenda shtëpisë?

Lidhja e Klaudjas dhe Erionit më duket me e vërteta aty brenda. Ata janë “tërhiq e mos e këput”, por sillen ashtu sepse nuk duan që të krijojnë një lidhje brenda BB. Françeska ka pëlqim për Ermalin, kurse ky i fundit nuk i reziston dot një vajze të bukur brenda shtëpisë. Me sa më ka thënë Ermali ai është në kërkim të një vajze të mirë, që të ndihej krenar kur ecën dorë për dore me të, dhe në këtë kontekst unë nuk mendojë që kjo është Françeska. Ndërsa përsa i përket lidhjes së Gracianos dhe Lorenës ajo bëhet për efekt loje. Ai do të tregojë burrërinë e tij, ndërsa ajo do të qëndrojë në shtëpi.

Keni pasur marrëdhenie të mira me Gracianon, pse u prishët me të?

Për Gracianon kam vetëm respekt si balerinë dhe kaq, të tjerat i dogji vet.

Kush ishte personi që nuk i’u pëlqeu fare brenda shtëpisë?

Personi që nuk më pëlqeu fare ishte Anila. Unë nuk i aprovojë ato që ajo i bën vetes.

Ç’doni të thoni ekzaktësisht me këto?

Anila e dënoi veten e saj për shumë pak, sepse ajo nuk ka për ta fituar këtë lojë. Ajo është një femër që shkel mbi veten e saj dhe që bëhet vegël e të tjerëve në çdo moment.

Por që publiku në fakt e mbajti brenda?

Publikut i pëlqen sesi ajo e shkel veten e saj më këmbë.

Po ju pse nuk ju votoi për të qëndruar në shtëpi?

Them se më votuan për të dal në sensin pozitiv, sepse ata e panë që unë nuk përshtatesha dot aty brenda. Mendojë që kam më shumë elekuencë brenda sesa jashtë.

Ndoqët një strategji të caktuar loje në BB?

Nuk kam ndjekur një strategji të veçantë ,sepse nuk kam dashur në asnjë moment të sfidojë dikë. Kam dashur të defrejë dhe kam parë sesi janë mohuar aftësitë e mia, për të mos dal në pah paaftësia e tyre për të më kuptuar.

Kush mendon që nuk të kuptoi më tepër?

Thuajse pjesa adoleshente e shtëpisë, ata nuk kanë dashur të më kuptojnë sepse ishin komercial në maksimum.

Ju ishit 5 konkurrentë që hytë me vonesë në BB, si ju pritën banorët e vjetër?

Mua më pritën shumë mirë dhe mendojë se njerëzit që kam lënë brenda , si Edi, Ermali, Liami, Klaudja, Erioni kanë respekt për mua.

Si ju pritën njerëzit kur dolët?

Të them të drejtën më pritën shumë mirë. Jo vetëm familjarët por edhe njerëz të tjerë të panjohur.

Po i dashuri juaj si ju priti?

Në fillim takova familjarët e mi sepse më kishte marr malli shumë për ta, dhe po atë natë u takova edhe me të dashurin tim. Ai më tha që kjo ishte një dalje dinjitoze, por që nuk e priste të dilja kaq shpejt, duke parë nivelin e disa prej të nomimuarve.

Me çfarë po merreni aktualisht?

Po shijojë ditët e para me shoqërinë dhe sigurisht edhe me të dashurin tim.

Cfarë ju kishte më munguar kur ishit brenda në BB?

Më kishte munguar që të qeshja me batutat e mia, imitimet, riprodhimet nga sekuencat e ndryshme të filmave, riprodhimet e këngëve që unë i kam shumë përzemër, dhe sigurisht më kishte munguar miqësia e vërtet.


Edhe brenda BB, i keni bërë pak a shumë këto që më thatë më sipër?

I kam bërë por askush nuk qeshte me imitimet e mia, sepse ata nuk donin ti kuptonin. Dhe të gjitha shakat e mia ngelën në tentativë.

Si ndiheni tani që keni dal , dhe që jeni një person i njohur?

Të them të drejtën nuk më pëlqen kjo gjë pasi është një famë fiktive.

Është e vërtet që janë kryer marrëdhenie seksuale në BB?

Nuk mund të flas për këtë pjesë, sepse kam fjetur në krevatin tim dhe nuk i kam mbajtur pishtarin askujt. (qesh)

Mund të më thoni me nga një fjalë se c'mendim keni për banorët e BB?

Edi – dispononte të njëjtat mendime dhe fjalë si të miat
Erioni- djalë shumë i mirë dhe i zgjuar
Klaudja- fasada e femrës së fortë, por në thelb vajzë e mirë dhe e brishtë
Françeska- e papjekur për gjëra që duhet, dhe shumë e pjekur për ato që s’duhet
Ermali- djalë i mirë, i etur për dije dhe për të treguar atë që di
Meti- djalë i mirë, por i ndrydhur aty brenda për shkak të dialektit
Genta- e mirë në shpirt dhe me një sens viktimizimi të theksuar
Lorena- “thëngjill i mbuluar”
Graciano- biri mosmirënjohës
Liami- strategu brenda shtëpisë dhe shumë i respektueshëm me mua
Arbri- hedh gurin dhe fsheh dorën, kopje e shëmtuar e Liamit si në aparencë edhe realisht
Anila – ekzekutuesja e vetes
Vlashi- djalë shumë i edukuar

SU/ Shqiptarja.com


  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri