BB5-Ervin Sinjari :Gertën e kam
shoqe, Liam fitues i BB5

BB5-Ervin Sinjari :Gertën e kam <br />shoqe, Liam fitues i BB5
Ervin Sinjari, ish- konkurrenti i Big Brother Albania, mendon se do të jetë Liami fitues i edicionit të pestë të këtij reality show. Në një intervistë për Shqiptarja. Com , Ervini e vlerëson shumë Liamin si konkurrent, duke pohuar se ai është një nga personat më real, brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ndonëse ka kaluar një vit nga përfundimi i BB4, Ervini ka qenë shpesh në qendër të shtypit rozë, si fillim për historinë e dashurisë, që pati me Ermelën fituesen e edicionit të katërt të BB, histori e cila nuk rezultoi të ishte jetëgjatë. Ervini shprehet se edhe pse nuk janë më bashkë, ruajnë ende miqësi me njëri-tjetërin. Edhe këtë vit ai do të komentohej për njohjen e tij me një nga konkurrentet e BB5, Gertën, me të cilën mendohej se kishte pasur një histori dashurie mes tyre. Por motra e Gertës në një intervistë për suplementin THASH&THEM, rrëfeu se ata janë takuar vetëm një here dhe se nuk kanë qenë kurrë të lidhur. Të njëjtën gjë konfirmon edhe Ervini, duke pohuar se Gertën e ka vetëm shoqe.


Ka më shumë se dy muaj, që ka startuar edicioni i 5 i BB, si ju duket?

Në fillim ishte pak i mërzitshëm, por si gjithmonë Big Brother është një format, me shumë supriza dhe të them të drejtën më pëlqen për aq sa po e ndjekë.

Ç’mendim keni për lojën e banorëve?

Të them të drejtën Liami dhe Gerta janë lojtarë që duhen ndjekur, sidomos Liami që është i qetë dhe mbi të gjitha që është vetvetja. E komplimentojë Liamin për lojën e tij në BB.

Keni ndonjë banorë të preferuar?

Banorja ime e preferuar është Gerta, pasi kam shoqe.

Është folur për një histori dashurie mes jush dhe Gertës, sa të vërteta janë këto thashetheme?

Janë vetëm thashetheme.

Si ju duken vajzat e shtëpisë?

Jo sexy si vitin e kaluar. (qesh)

Po banorët meshkuj si ju duken?

Më duken shumë grindavecë, mendojë se Liami i vjen hakut. (qesh)

Kush mendoni se do të jetë fituesi i këtij edicioni?

Pa diskutim që Liami, do të jetë fitues i këtij edicioni të pestë të BB. Jam i bindur 100 përqind , megjithatë duhet të presim natën finale për të parë realisht se kush do të jetë fitues.

Këtë vit në BB, kemi pasur edhe disa lidhje , për mendimin tuaj sa reale janë ato?

Lidhjet janë të detyruara në sensin kush nuk frenon hormonet duhet ti japi drejtim. Nuk rrihet aty brenda me muaj të terë, pa pasur raporte seksuale, është mëse natyrale.

Ju keni qenë një banorët që krijuat një lidhje brenda shtëpise, me Ermelën fituesen e BB4, lidhja juaj ishte vetëm për efekt loje apo kishte ndjenjë?

Lidhjet janë dhe për lojë dhe për një pëlqim ndaj një partneri. Ato bëhen më të forta kur sidomos brenda shtëpisë, që ke kundër të gjithë banorët të cilët të kritikojnë. Mendojë se aty lidhja forcohet dita ditës.

Ju vet e lidhjen e krijuat për show?

Filloi si show dhe u bë “realitet” . Por dashuria është pak a shumë si “djathi”, ka gjithmonë një skadencë.

Si janë marrëdhëniet tuaja sot me Ermelën?

Jemi komshinjë dhe kur na del koha për një kafe takohemi. Jetojmë në një pallat, s’kemi ç’të bëjmë.(qesh)

Po me ish- konkurrentet e tjerë të BB4, ruani kontakte?

Jam i vetmi besoj, që kam marrëdhënie të mira me të gjithë. Jam njeri që si marr gjërat personale, ashtu siç janë banorët e tjerë, të cilëve i ngelet hatri edhe për një gjë të vogël.

Mendoni që ju bëri të njohur ky reality show?

Po dhe për këte vendosa të futesha në këtë reality. Jam i mendimit që pas “femrave dhe pas autobuzave nuk duhet të vraposh, sepse të lenë gjithmonë në këmbë”. Ky format të hap dyert për shumë gjëra dhe sidomos në punët e zemrave. (qesh).
(xh.k/shqiptarja.com)




  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme

SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme