Më pas, Emirjeta i bashkohet Florianit në sallon, ku teksa bisedojnë, komentojnë sjelljet e Edit. Emijeta shprehet se Edi përpiqet që të vërë rregull në shtëpi. Flori shton se kjo mund të vijë për shkak se Edi mund të ketë qenë i rreptë dhe me fëmijët e tij e është mësuar me rregull.
Emirjeta e Flori flasin për vajzat e shtëpisë, ku Flori shprehet se ato bëjnë më shumë rrëmujë se djemtë, duke qenë kështu më të papërgjegjshme. Emirjeta shton se vajzat nuk janë as të afrueshme për të tepër e Flori pohon. Ajo shprehet se Ariola i duket vajzë e çiltër dhe pozitive, ndërsa të tjerat jo. Flori thotë se akoma nuk ka mundur të bëjë një bisedë me vajzat e Emirjeta shprehet se njëherë që i ëshët afruar Anilës, kanë patur përplasje mendimesh e nuk i ka falur mirësi. Flori thotë se ka vënë re tek Anila në debatin që ka bërë mbrëmë me Gentën, se ajo nuk ka takt në komunikim.
Pranë tyre afrohet dhe Liam e ata i tregojnë se po flisnin për vajzat, e thotë se Genta ka komunikim, ndërsa për Anilën nuk ka simpati. Liam shprehet se shumica e vajzave nuk kanë stabilitet. Ai komenton dhe karakteret e ndryshme të djemve.
(top- channel/shqiptarja.com)
