BB5 - Fotot e Gentës
ngjallin debate në studio

BB5 - Fotot e Gentës <br />ngjallin debate në studio
Lorena, konkurrentja nga Korça ka lënë të shtunën në mbrëmje shtëpinë e Big Brother. Lorena e cila hyri pas datës 18 shkurt në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ka qënë banorja më pak e votuar nga publiku shqitpar, i cili i dha një tjetër mundësi Metit modelit nga Kosova për të qëndruar në shtëpi. Lorena është komentuar në shtëpinë e Big Brother, për lidhjen që ajo ka krijuar me djalin 20 vjeçar nga Tirana, Gracianon. Shumë nga banorët por edhe vet Lorena dhe Graciano, kanë pohuar që kanë kryer edhe marrëdhenie seksuale në BB. Për një pjesë të mirë të banorëve që kanë lënë shtëpinë, por edhe për ata që janë brenda BB, lidhja e tyre është konsideruar si lojë. Gjatë mbrëmjes se spektaklit u diskutuan edhe disa fotografi intime të Gentianës, të cilat kanë qarkulluar së fundimi në media. Opinionisti Arjan Konomi ka thënë se , “çdo njeri ka një jetë private dhe nuk duhet ta cënojmë. Shtypi ka të drejtën e tij ti publikojë por publiku do ta mbështes më tepër Gentën, për atë çka ajo jep në BB dhe jo për jetën e saj private”, ka thënë Konomi. Diskutime ka pasur edhe për tre banorët e rinj që janë bërë pjesë e këtij reality shoë, Ermali tha për banorët e rinj se ata duhen të zhvishen nga disa elementë e më pas do dalin në pah se kush janë ata. Ndërkohë që Arbri u shpreh për Dritanin se ka hyrë në shtëpi me një vlerësim të lartë për veten, e ai përgjigjet se ka qenë debat për inteligjencën me Arbrin, e nga ai nuk ka parë asgjë përveç se është një person i bezdisshëm. Françeska thotë se, nuk ka patur antipati për Gertën, por nuk ka patur komunikim mes tyre, e nga dita në ditë do ta simpatizojnë njëra-tjetrën. Ndërkohë që Gerta u shpreh se ka folur me Françeskën, e u ka vënë në dukje banorëve se ata u mbanin distancë. Françeska shprehet se nuk e di se çfarë ka Gerta me të dhe Ermalin, por Gerta mohon të ketë ndonjë problem me ta. Gerta e Françeska konfrontohen me njëra-tjetrën për disa momente. Një surprizë e veçantë ishte rezervuar për Françeskën. Përpos një klipi ku Françeska pa familjen e saj, ‘Vëllai i Madh”, i bëri si dhuratë edhe albumin e saj të parë fotografik. Në të kishte fotografi të Françeskës brenda dhe jashtë shtëpisë së Big Brother. Një tjetër debat ishte edhe ai për çështjen e origjinës mes Liamit dhe Edit. Liami është shprehur se ndihet i ofenduar nga sulmet e Edit, për origjinën e tij çame, ndërkohë që Edgari pohoi se nuk ka asgjë me orgjinën e tij por me atë personalisht. Pjesë e këtij debati u bë edhe Arbri, i cili pohoi se Edi i ka përgjithsuar gjërat. “Nuk ke fol vetëm për Liamin ne jemi një. Nuk është mirë të etiketohemi si kosovar apo shqiptar”, ka thënë Arbri. E veçantë ka qënë edhe mënyra e nominimit për tre banorët , që nuk kanë qënë asnjëherë në nominim si Ermali, Erioni dhe Genta. Banori më i votuar nga banorët rezultoi të ishte Erioni, i cili do të shkojë direkt në televotim për javën e kaluar. Duke u ndalur tek ky nomimin i veçantë, opinionisti Arjan Konomi tha se, “ata janë tre personalitete të ngjashme, por Erioni ka qënë pak më pasiv se Ermali dhe Genta. “Mendoj se ky nomimin do ti bëj mirë Erionit dhe do ta bëj pak më implusiv në javët në vijim”, u shpreh Konomi.(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë